SË SHPEJTI VAKSINIMI MASIV NË MAL TË ZI

200,000 doza të vaksinave kineze Sinofarm duhet të mbërrijnë në Malin e Zi deri në 20 Prill, kur do të fillojë imunizimi masiv i popullsisë. Kjo u njoftua nga Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq-Bojoviq, në fillim të vaksinimit të punonjësve të medias. Ajo njoftoi se pritet dorëzimi i sasive të reja të vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer, si dhe 50,000 doza të rëna dakord të Sputnik V. Boroviniq-Bojoviq u bëri thirrje qytetarëve të marrin vaksinën kundër virusit corona, duke i siguruar ata që secili është efektiv dhe i sigurt. “Vaksinimi i plotë është organizuar në mënyrë që të gjitha vaksinat të jenë në dispozicion. Imunizimi masiv duhet të fillojë rreth 20 Prill,” tha ministrja. Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviq të enjten u vaksinua në Podgoricë me vaksinën AstraZeneca. Ai u tha gazetarëve se është vaksinuar me qëllim të afirmimit të vaksinimit masiv dhe ftoi qytetarët ta bëjnë edhe ato këtë gjë. “Në këtë mënyrë do të shpëtojmë jetë, por edhe ekonominë tonë. Nuk do të jemi destinacion i dëshiruar turistik nëse do të kemi shkallën e ulët të vaksinimit. Ftojë edhe një herë të gjithë që të marrinë pjesë aktiv në fushatë,” tha Abazoviq.

SHARE