BOZHOVIQ: ËSHTË AKOMA HERËT TË FLITET MBI TRENDIN E RËNIES TË NUMRIT TË TË INFEKTUARVE

Epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) Marija Bozhoviq tha se është ende herët të flitet për trendin në rënie kur bëhet fjalë për situatën epidemiologjike, edhe pse ditët e fundit ka pasur një rënie të numrit të të infektuarve. Në programin e mëngjesit të TVMZ, Bozhoviq thekson se interesi për testimin e Covid në laboratorët privatë dhe ISHP gjithashtu është në rënie. Deri më tani, thotë ajo, rreth 81,000 qytetarë janë regjistruar për vaksinim. Ajo vëren se ky numër po rritet çdo ditë, dhe shtoi se ata do të jenë të kënaqur kur shumica e qytetarëve shprehin interes për vaksinim. Sipas Bozhoviq, shkenca thotë se 65 deri në 75 përqind e popullsisë duhet të vaksinohen ose të jenë infektuar, në mënyrë që të krijojnë imunitet kolektiv. “Kjo nuk do të thotë që sëmundja ose virusi do të zhduket plotësisht. Sigurisht që nuk do të ndodhë. Kjo do të thotë vetëm që ne nuk kemi një përhapje epidemike të sëmundjes,” tha Bozhoviq, duke theksuar se rreth 23,000 qytetarë janë vaksinuar deri më tani.

SHARE