ACARI ‘PUSHTON’ SHQIPËRINË

Reshje të dendura dëbore kanë pushtuar gjithë vendin, mëngjesin e kësaj të marte, ku kryesisht në veri dhe juglindje të vendit trashësia e dëborës ka arritur në disa centimetra. Elbasani është zgjuar me temperatura të ulta klimaterike, teksa dëbora vijon me intesitet të ulët deri në kuotën e 300 metra mbi nivelin e detit. Trashësia e dëborës është uniforme në gjithë territorin mbi lartesinë 3oo metra, ku deri më tani trashësia e borës ka arritur deri në 6 centimetra. Pavarësisht reshjeve të dendura të dëborës, kontraktorët kanë bërë të mundur pastimin e akseve rrugore.

SHARE