ULQIN – APEL QEVERISË: TË MBYLLEN SHKOLLAT, ÇERDHET DHE BASTORET, TË NDALOHEN TUBIMET

Në Ulqin të hënën u mbajt mbledhja e Skuadrës së Komunës për Mbrojtje dhe Shpëtim, në të cilën u vendos që Ministrisë së Shëndetit të Malit të Zi dhe Institutit për Shëndetin Publik të Malit të Zi, t’i propozohet miratimi i masave shtesë, të veçanta për komunën e Ulqinit, në periudhën e ardhshme 15 ditore. Siç theksohet, përkundër masave të ndërmarra situate epidemiologjike në këtë komunë është alarmante. Prandaj propozojnë ndalimin e mësimit në shkolla dhe çerdhe, ndalimin e grumbullimit në parqe dhe shëtitore publike, mbylljen e palestrave, sallave sportive, bastoreve dhe kazinove.

SHARE