Paga mesatare (bruto) në qershor 2023 në Mal të Zi ka arritur në 991 euro, ndërsa paga mesatare pa taksa dhe kontribute (neto) ka qenë 795 euro, njoftoi Drejtoria për Statistikat MONSTAT. Paga mesatare (neto) në qershor 2023 krahasuar me majin 2023 shënoi rritje prej 0.3 për qind, ndërsa paga mesatare (neto) në...
Një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për kontrollimin e përbashkët të pikave kufitare mes dy vendeve, ka hyrë në fuqi të hënën më 31 korrik. Në pikën kufitare në juglindje të Shqipërisë, Qafë Thanë, do të ketë vetëm një pikë ndalese, e cila do ta lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se është “e pashmangshme” se “lufta” në Rusi do të ndodhë, pasi autoritetet ruse u detyruan ta mbyllin përkohësisht një aeroport shumë të frekuentuar në Moskë, si pasojë e sulmeve me dronë gjatë natës në kryeqytetin rus. “Dalëngadalë, lufta po rikthehet në territorin e Rusisë – në...
Alarmi i kuq është shpallur në jug të Francës pasi temperaturat përvëluese po paraqesin rrezik shumë të lartë nga zjarret, ndërsa vatrat që janë aktive mbeten për momentin nën kontroll. Administrata Meteorologjike Franceze paralajmëroi se më të rrezikuara janë pyjet dhe zonat me bimësi të lartë. Më pas në radhë vijnë rajone të tjera,...
Dhjetëra mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në Pekin pasi tajfuni “Doksuri”, një nga stuhitë më të forta në vite, solli shira të rrëmbyeshëm në të gjithë vendin duke iu marrë jetën 4 personave. Sinoptikanët paralajmëruan se një tjetër stuhi ishte në rrugë e sipër. Ashtu si pjesa më e madhe e...
Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë më 4-6 gusht 2023 edicionin e 31-të të manifestimit letrar Kalimera Poetike “Basri Çapriqi”, ku mysafirë do të jenë shkrimtarët Nazmi Rrahmani nga Kosova, Nurie Emrullai nga Maqedonia e Veriut dhe Primo Shllaku nga Shqipëria, të cilëve do t’u kushtohen mbrëmje autoriale. Në rrugëtimin...
Viti shkollor fillon më 4 shtator, është bërë e ditur në kalendarin shkollor në faqen e Qeverisë. Pushimi veror, u vendos, nuk do të shtyhet përkundër propozimeve të kryeministrit në mandatin teknik Dritan Abazoviq dhe ministrit të Financave në mandatin teknik Aleksandar Damjanoviq për zgjatjen e pushimeve verore dhe dimërore për një javë....
Mali i Zi, si lider në procesin e integrimeve evropiane, ka një shans real për t'u bërë anëtari i ardhshëm i Bashkimit Evropian (BE), të gjitha parakushtet për përshpejtimin e reformave janë arritur dhe në këtë kontekst unë po llogaris në mbështetjen e partnerëve evropianë, ka bërë të ditur presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.
Kryeministri i Malit të Zi në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, ka hapur sot pjesën e rrugës rajonale të rikonstruktuar Plevle – Metalka. „Qëndrimi im se shteti e ka lënë pas dore plotësisht të pajustifikueshëm këtë qytet, dihet prej kohësh. Shpresoj që kjo edhe simbolikisht edhe në thelb do të thotë se këto trende...
Për shkak të rritjes së rrezikut nga zjarri në hapësira të hapura, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim të Ministrisë së Punëve të Brendshme apeloi edhe një herë qytetarët që të respektojnë urdhrat e Shtabit Operativ dhe të shërbimeve vendore për mbrojtje dhe shpëtim dhe të mos ndezin zjarr në ambiente të hapura. Siç...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME