Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë komentuar pretendimet për parregullsi në zgjedhjet e mbajtura më 17 dhjetor në Serbi. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller tha të hënën se SHBA-të po presin të punojë me Serbinë për të konsoliduar demokracinë në vend, duke i njohur kështu de facto zgjedhjet e fundit atje.
Bashkimi Evropian pret që autoritetet e Serbisë t’i shqyrtojnë në mënyrë transparente raportet e besueshme për parregullsi në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Përmes një deklarate të përbashkët për media, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi, thanë se në mesin e parregullsive gjatë zgjedhjeve parlamentare, lokale dhe krahinore...
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë të martën se mosmiratimi i ndryshimeve kushtetuese “do t'i kushtoj edhe një dekadë” integrimit evropian të këtij shteti. Ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues, parashihen me atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e kontestit me...
Zëdhënësi i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), James Elder, deklaroi se Rripi i Gazës, nën sulme dhe bllokadë intensive nga Izraeli, mbetet "vendi më i rrezikshëm në botë" për fëmijët. Elder bëri vlerësime për situatën në Gaza në konferencën javore për media në Zyrën e OKB-së në Gjenevë.
Një vullkan ka shpërthyer në gadishullin Reykjanes të Islandës jugperëndimore pas disa javësh me tërmete intensive. Rreth 4,000 njerëz u evakuuan më parë nga qyteti i peshkimit Grindavik dhe banja gjeotermale Blue Lagoon aty pranë u mbyll. Shpërthimi filloi në veri të qytetit në orën 22:17 me orën lokale, sipas Zyrës Islandeze Met.
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Kinën veriperëndimore, ku të paktën 126njerëz janë vrarë. Tërmeti tronditi qarkun Jishishan në provincën Gansu të hënën vonë në mbrëmje, duke dëmtuar shtëpi dhe rrugë. Ekipet e shpëtimit u përpoqën për të kërkuar të mbijetuarit e bllokuar nën rrënoja, ndërsa banorët nxituan jashtë, duke u grumbulluar gjatë natës...
Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do ta mbështesin Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus “sa të ketë nevojë”, ka thënë Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron të martën, duke shtuar se është “thelbësore” që të mposhtet presidenti rus, Vladimir Putin. Komentet e tij kanë ardhur teksa rriten shqetësimet në Kiev që durimi...
Drejtoria e Statistikave (Monstat) njoftoi se deri më tani janë regjistruar 564.370 persona, 181.497 amvisëri dhe 308.484 banesa, në kuadër të regjistrimit të popullsisë që ka filluar më 3 dhjetor. “Qeveria e Malit të Zi e zgjati periudhën e regjistrimit deri më 28 dhjetor me Rregulloren për ndryshimin e rregullores për përcaktimin e...
Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Radomir Bozhoviq, tha se mësimdhënësit në Mal të Zi janë të indinjuar me njoftimin se nuk do t'u rriten pagat nga janari i vitit 2024. "Është shkelje e rëndë e marrëveshjes së degës. Në të njëjtën kohë ne po shkojmë në Bashkimin Evropian, është e papajtueshme për mua...
Të gjitha llojet e karburanteve do të jenë katër deri në pesë cent më të lira duke filluar nga mesnata, njoftoi Ministria e Energjisë dhe Minierave. Eurosuper 95 dhe 98 do të jenë më të lira për katër cent secili dhe në 15 ditët e ardhshme do të kushtojnë 1.46 euro dhe 1.5...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME