I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të mërkurën pas një takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE). Ai i hodhi poshtë pretendimet e presidentes...
Në një fjalim të mbajtur në Akademinë Diplomatike të Budapestit lidhur me prespektivën e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor, kryediplomati shqiptar Igli Hasani tha se rajoni e gjen sot veten në një moment të veçantë dhe të paparashikueshëm. Sipas tij, integrimi në BE është garancia e vetme për një Ballkan Perëndimor paqësor, të...
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se do të dërgojë në Ukrainë ndihmë ushtarake në vlerë të 300 milionë dollarëve, paketën e parë të ndihmës që disa muaj, teksa projektligji për një paketë të madhe të ndihmës vazhdon të jetë i bllokuar në Kongresin amerikan. Shtëpia e Bardhë ka shqyrtuar mundësi të...
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, u tha anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të martën (12 mars) se kriza humanitare në Gaza është “e krijuar nga njeriu”. “Tani po përballemi me një popullsi që lufton për mbijetesën e vet. Ndihma humanitare duhet të hyjë në Gaza,” tha...
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Menaxhimit të Ujërave, organizon në mënyrë tashmë tradicionale për dhjetë vite me rrallë, panairin „Më të mirat nga Mali i Zi“. Panairi "Më të mirat nga Mali i Zi" është një mundësi ideale për prodhuesit që të lidhen, shkëmbejnë përvoja dhe identifikojnë sfidat me të cilat përballen në...
Shoqatat Kulturore Artistike kanë një rëndësi të madhe në ruajtjen dhe promovimin e traditave dhe kulturës në shoqërinë tonë. Shoqatat kulturore artistike ndihmojnë në ndërtimin dhe promovimin e identitetit kulturor të një vendi, një regjioni, apo një komuniteti. Përmes aktiviteteve të tyre, ata mbajnë gjallë traditat, gjuhën, muzikën tradicionale, duke ndihmuar në identifikimin dhe afirmimin e kulturës...
Foto: predsjednik.me Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, është pritur me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në pallatin presidencial në Bukuresht, ku është zhvilluar takimi me Presidentin e Republikës së Rumanisë, Klaus Johannis. Siç thuhet në komunikatën e kabinetit të Presidentit, u mbajt takimi dypalësh i delegacioneve...
Bix Aliu është nominuar si ambasadori i parë Shqiptaro-Amerikan i Shteteve të Bashkuara, duke shënuar një moment historik për komunitetin Shqiptaro-Amerikan. I lindur dhe i rritur në Chicago, Illinois, nga prindër shqiptarë nga fshati Zajas i Kërçovës së Maqedonisë së Veriut, rrugëtimi i Aliut në botën e diplomacisë thekson arritjen e ëndrrës Amerikane...
Ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, i propozoi Qeverisë së Malit të Zi policin Llazar Shqepanoviq për ushtrues detyre të drejtorit të Drejtorisë së Policisë. Në një deklaratë për media, ministri bëri të ditur se dy nga shtatë kandidatët e kanë kaluar testin e poligrafit. Sharanoviq po ashtu...
I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se SHBA-të janë të shqetësuara për faktin se liderët e ish-Frontit Demokratik (FD) mund të jenë pjesë e qeverisë. Në një konferencë online me gazetarë, në prag të vizitës së tij në Podgoricë, ai tha se këto janë ende vendime të Qeverisë së...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME