Ligji për menaxhimin e mbetjeve paraqet një pikë kthese për Malin e Zi sepse vendos bazat për reduktimin e mbetjeve, mbrojtjen e burimeve natyrore dhe rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor te qytetarët përmes masave të kontrollit, tha ministri i Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut Vlladimir Martinoviq, në një intervistë për Portalin e RTMZ.
Pas gati katër vitesh, flota e njësisë ajrore-helikopterike të MPB-së është funksionale për të ofruar mbështetje për të gjitha repartet, e gjatë verës veçanërisht në fushën e sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjes dhe shpëtimit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas Ministrisë së Brendshme, aktualisht ka një avion zjarrfikës të servisuar dhe gati...
Temperaturat e larta të korrikut kanë shtyrë Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë që të kufizojë orarin e punës për disa kategori.
Pas këtij vendimi Inspektoriati i punës po kryen kontrolle në terren nëse po zbatohet kufizimi i orarit të punës në sektorin e ndërtimit dhe për gratë shtatzëna.
Nga...
Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) vendosi të ndajë 13 milionë euro për ushtrinë shqiptare.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell tha se Shqipëria është një partner i besueshëm i sigurisë i Bashkimit dhe se vendimi i ndihmës përfaqëson një hap të madh në bashkëpunimin në mbrojtje.
“Kjo pasqyron...
Në një fjalim drejtuar kombit nga zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden u kërkoi amerikanëve që të ulin tensionet pas tentativës për vrasje ndaj ish-Presidentit Donald Trump.
Sulmi ndaj ish-Presidentit Trump është një thirrje ndaj të gjithëve ne, që të reflektojmë, tha Biden.
“Të shtënat...
Popullsia e botës ka njohur rritje te ndjeshme duke mbërritur aktualisht në 8 miliardë vetë, por këto ritme nuk do të vazhdojnë përgjithmonë.
Në fakt, sipas OKB, rritja e popullsisë është duke u ngadalësuar dhe pikën kulmore do ta mbërrijë në 2084-tën, kur do të nisë të tkurret sërish në pak më pak...
Gjermania do të vendosë kontrolle të përkohshme kufitare përgjatë kufirit të saj me Francën, në prag të Lojërave Olimpike të Parisit që nisin më 26 korrik, njoftoi ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser.
Vendimi do të ndërmerret në bashkëpunim me autoritetet franceze, me qëllim sigurimin më të madh të Lojërave Olimpike, të...
Normat globale të vaksinimit të fëmijëve mbetën nën nivelet para-pandemike vitin e kaluar, raportuan të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).
Në vitin 2023, 84% e fëmijëve në gjithë botën u vaksinuan plotësisht kundër difterisë, tetanozit dhe kollës së keqe - një vaksinim ky...
Italia ndalon përdorimin e celularit në shkollë edhe për qëllime edukative. Përmes një urdhri, ministri i Arsimit dhe Meritës, Giuseppe Valditara, thotë se duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor ndalohet përdorimi i celularit nga fillorja deri në gjimnaz për çfarëdo lloj qëllimi.
Ky urdhër, sipas tij, nuk nënkupton përdorimin e tabletëve apo...
Spanja ka fituar Kampionatin Evropian të Futbollit, Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2 me 1 në finale ekipin kombëtar të Anglisë.
Kjo është hera e katërt që Spanja shpallet kampione evropiane në futboll – më shumë se çdo kombëtare tjetër.
Në finalen e zhvilluar në Berlin, më 14...









