ZENOVIQ: MALI I ZI DREJT MBYLLJES SË KAPITUJVE TË MBETUR TË NEGOCIATAVE ME BE-në

Foto: MEP

Mali i Zi ka dorëzuar pozicionet përfundimtare negociuese për 12 kapituj në procesin e integrimit evropian, rezultat i punës intensive të strukturës negociuese dhe administratës shtetërore.

Kryenegociatori Predrag Zenoviq bëri të ditur se vendi ka mbyllur përkohësisht 21 nga 33 kapitujt e negociatave dhe ka përmbushur të gjitha 98 kriteret përfundimtare.

Ai theksoi se fokusi tashmë është te mbyllja e kapitujve të mbetur dhe përgatitja e Traktatit të Anëtarësimit në BE.

Zenoviq nënvizoi se përfundimi me sukses i negociatave kërkon zbatimin e reformave brenda afateve, koordinim efikas të institucioneve dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare.

Ai shtoi se administrata duhet të përgatitet që, që nga dita e parë e anëtarësimit, të marrë pjesë plotësisht në punën e institucioneve evropiane dhe në hartimin e politikave të BE-së.

SHARE