NË SERBI STUDENTËT RRËZOJNË VUÇIQIN, FITOJNË ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Foto: Associated Press

Lista e Studentëve – Studentët Fitoren ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, duke i dhënë fund dominimit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit në pushtet.

Sipas projeksioneve të para, opozita studentore ka siguruar shumicën parlamentare, ndërsa presidenti serb ka pranuar humbjen.

Sipas rezultateve paraprake, Lista e Studentëve ka marrë rreth 53 për qind të votave, duke siguruar 140 nga 250 mandatet në Kuvendin e Serbisë.

Në anën tjetër, lista e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiqi ka fituar rreth 39 për qind të votave, që përkthehen në 103 mandate parlamentare.

Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë afër 70 për qind, duke dëshmuar mobilizim të madh të qytetarëve dhe interes të jashtëzakonshëm për ndryshimet politike në vend.

Rezultati i zgjedhjeve konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm politik për Serbinë, pas afro dy vitesh protestash të udhëhequra nga studentët. Lëvizja studentore u fuqizua pas tragjedisë në Novi Sad, ku shembja e një pjese të stacionit hekurudhor shkaktoi viktima dhe nxiti reagime të shumta kundër institucioneve shtetërore.

Protestat, të cilat fillimisht kërkonin përgjegjësi dhe drejtësi, u shndërruan gradualisht në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, abuzimit me pushtetin dhe funksionimit të institucioneve demokratike.

Fitorja e Listës së Studentëve shënon një moment të ri në zhvillimet politike të Serbisë dhe hap rrugën për ndryshime të rëndësishme në institucionet shtetërore.

SHARE