Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, kanë zhvilluar dy herë bisedime të ndara me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili duket se nuk arriti t’i bindë ata për një takim trepalësh me të martën në Bruksel. Bislimi u takua dy herë me Lajçakun...
Departamenti amerikan i Shtetit përsëriti se e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në institucionet e Bashkimit Evropian dhe se dialogu mes tyre, i ndërmjetësuar nga BE-ja, është “e vetmja rrugë përpara”. I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë për të komentuar kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për Kosovën, një zëdhënës...
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen emëroi të martën ekipin e saj të ri, i cili do të drejtojë institucionet më të rëndësishme europiane për 5 vitet e ardhshme.  Von der Leyen emëroi të martën Teresa Ribera të Spanjës si komisioneren e ardhshme antitrust të bllokut, ndërsa Kaja Kallas e Estonisë do...
Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të hënën se i mirëpret bisedimet për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina për sulme brenda Rusisë, por shtoi se çdo vendim për këtë çështje duhet të merret nga secili vend aleat veç e veç. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka...
Përmbytjet masive kanë detyruar autoritetet polake të shpallin gjendjen e katastrofës për zonat e prekura, teksa banorët e dëshpëruar janë këshilluar të largohen drejt vendeve më të larta. Qeveria polake miratoi në një takim urgjent rregulloren e re, të përshtatur me situatën e rënduar në terren. Në qytetin e vogël Klodzko në Silesinë e...
Shtetet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të diskutojnë sot kërkesën e palestinezëve për t’i dhënë fund pushtimit izraelit të territoreve palestineze, brenda 12 muajve. Teksti i projekt-rezolutës, që është përballur me kritika të ashpra nga Izraeli, bazohet në një opinion këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili e cilëson si...
Foto: Shutterstock Dje janë mbajtur zgjedhjet lokale në Guci, në të cilat kanë marrë pjesë pesë parti. Vendvotimet në atë qytet janë mbyllur në orën 20:00, është konfirmuar nga Komisioni Komunal Zgjedhor. Sipas rezultateve paraprake, koalicioni PB-SD-PSD "Me zemër për Gucinë" fitoi 14 mandate.
Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe njëherësh ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj tha se kanë bërë një tjetër hap të madh për rrugëtimin e tyre evropian. Në seancën telefonike të mbajtur më 14 shtator 2024, Qeveria e Malit të Zi miratoi Projektligjin për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta me...
Foto: predsjednik.me Hungaria është një mik i fortë i perspektivës evropiane të Malit të Zi, ka theksuar presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, në takimin me kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, Laszlo Kover. Në takim u vlerësua se dy vendet po ndërtojnë miqësi kuptimplote në nivel dypalësh, bashkëpunim aleat...
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore Ligji për Menaxhimin e Mbeturinave është një hap kyç drejt krijimit të një Mali të Zi më të pastër, më të shëndetshëm dhe ekologjikisht të qëndrueshëm, ai do të ndalojë përdorimin e qeseve plastike dhe plastikës njëpërdorimshe nga 20 tetori.

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME