Situata e sigurisë në Kosovë përbënë shqetësim për NATO-n, çka u dëshmua qartë dhe nga thirrjet që ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i aleancës Boris Ruge, i drejtoi Prishtinës dhe Beogradit që të frenohen nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme me qëllim stabilitetin afatgjatë në Kosovë dhe rajon. Zyrtari i lartë qëndroi së fundmi në Kosovë...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, softuerin përmes së cilit do të avancohen shërbimet për votuesit, subjektet politike dhe vëzhguesit e zgjedhjeve, në proceset zgjedhore, raporton Anadolu. Ky softuer u prezantua në hapësirën e sallës "1 Tetori" në Prishtinë, ndërkohë që është simuluar edhe procesi i votimit.
Një anije që po bartte emigrantë, të cilët po tentonin të kalonin nga Serbia në Bosnje e Hercegovinë është fundosur në lumin Drina gjatë natës, tha ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq më 22 gusht. “Mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, policia kufitare në Llubovi u informua nga autoritetet kufitare të...
Studiuesit evropianë paralajmëruan se vdekjet nga nxehtësia mund të trefishohen deri në vitin 2100 nëse nuk merren masa efektive për të luftuar krizën klimatike, transmeton Anadolu. Në hulumtimin e publikuar në revistën 'The Lancet Public Health' dhe të kryer nga Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit të Bashkimit Evropian (JRC) në partneritet me Shkollën...
Qytetarët britanikë dhe amerikanë që duan të shkojnë me pushime në Evropë verën e ardhshme do të duhet të paguajnë një taksë prej 7 eurosh. Kjo për shkak se Sistemi i ri Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (Etias) do të hyjë në fuqi në vitin 2025, sipas të cilit qytetarët e vendeve...
Forcat izraelite janë futur më thellë brenda pjesëve qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës të enjten, duke i luftuar militantët e Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Së paku 27 njerëz u vranë në Gazë gjatë luftimeve të enjten, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë.
Komisioni Europian i dha dritën jeshile ndërtimit të një fabrike të re të prodhimit të gjysmëpërçuesve të silikonit në Dresden, pak pas njoftimeve se gjigandi tajvanez i gjysmëpërçuesve TSMC po ngre qendrën e tij të parë në Europë. Nga sa pohojnë mediat në Gjermani, liderët europianë po tentojnë të shmangien varësinë nga rajone të...
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq tha se 80 për qind e rritjes së çmimit ka ndodhur gjatë Qeverisë së 43-të. Ai tha se inflacioni nuk është më problem aq i madh, sepse në Mal të Zi është pothuajse...
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore “Resursi primar i vendit tonë janë njerëzit dhe unë dhe kjo Qeveri besojmë thellë në këtë”, theksoi kryeministri Millojko Spajiq. Ai thekson se barra tatimore në punë në vitin 2020 ka qenë rreth 30 për qind, ndërsa në tetor do...
Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Andrija Mandiq ka caktuar një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Malit të Zi për datat 4 dhe 5 shtator, në rendin e ditës së cilës do të jetë rivotimi i ligjeve që dje u kthyen në Kuvend nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME