Bashkimi Demokratik për Integrim këmbëngul për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme duke e përshkruar këtë si të vetmen mënyrë për nxjerrjen e vendit nga kriza.
Partia opozitare e përsëriti kërkesën e saj, pavarësisht se më herët kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski theksoi se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur. “Qeveria ka axhendën...
Bashkimi Evropian tha se po ndjek me kujdes zhvillimet në veri të Kosovës të lidhura me funksionimin e shërbimeve që mbështeten nga Serbia. Zëdhënësi i bllokut, Peter Stano, tha se këto çështje duhet të adresohen në kuadër të dialogut të Brukselit për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne jemi duke ndjekur zhvillimet...
44.488 faqe, të shkruara nga Ismail Kadare, ku përfshihen romane të pabotuara, poezi dhe skica, që përshkruajnë një jetë krijimi që në moshën 11-vjeçare dhe deri në fund të jetës së tij, janë ekspozuar për herë të parë për publikun, në bibliotekën e kryeministrisë.
Ekspozita e titulluar "Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë", ofron një...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte nënvizoi rolin kritik të aleancës në përballjen me kërcënimet dhe theksoi rëndësinë e aleancës në mbrojtjen e rajonit Euro-Atlantik dhe atij të Indo-Paqësorit, raporton Anadolu.
Rutte, duke folur me personelin ushtarak dhe zyrtarë në Letoni, ripohoi gjithashtu angazhimin e tij për të forcuar shpenzimet e mbrojtjes të...
Bashkimi Evropian duhet të rishqyrtojë sanksionet kundër Rusisë, pasi ato po mbajnë të larta çmimet e energjisë dhe po pengojnë konkurrencën ekonomike të bllokut, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban.
Udhëheqësit e BE-së kanë nënshkruar një deklaratë për konkurrencën gjatë samitit të tyre joformal të mbajtur javën e kaluar.
“Çmimet e energjisë...
Izraeli po vijon sulmet e njëpasnjëshme, ku këtë herë në shënjestër ka pasur jo vetëm Gazën dhe Libanin, por edhe Damaskun në Siri.
Gaza është tronditur nga shpërthimet në një shkollë ku ishin të strehuar civilët. Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 24 palestinezë, si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite.
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në shtëpinë për të moshuar, në qytetin verilindor spanjoll të Zaragoza-s, transmeton Anadolu.
Agjencia zyrtare e lajmeve e Spanjës, EFE, në lajmin e bazuar në burimet e qeverisë rajonale autonome të Aragonit, raportoi se zjarri në shtëpinë e të moshuarve...
predsjednik.me
Gjatë qëndrimit në Baku, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, pati një takim domethënës me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, gjatë të cilit u shpreh përkushtimi i përbashkët për forcimin e mëtejshëm të dialogut politik dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik.
Millatoviq e uroi presidentin Aliyev për...
Lajme
MINISTRIA E FINANCAVE: NË GJYSMËN E PARË TË VITIT JANË SHPENZUAR MBI 333 MILIONË EURO PËR PROKURIM PUBLIK
Në Mal të Zi, në gjysmën e parë të vitit 2024 janë kryer procedurat e prokurimit publik në vlerë prej 333,28 milionë euro, që është një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur vlera e kontratës ishte 309,97 milionë euro.
Në dokumentin e Ministrisë së Financave sqarohet se rritja...
Foto: Ilustrim
Ligji për Sigurinë në Komunikacionin rrugor parashikon që nga data 15 nëntor deri më 1 prill, të gjitha automjetet që marrin pjesë në komunikacion gjatë kohës dimërore (reshje bore ose akull në rrugë) duhet të kenë goma për përdorim dimëror në të gjitha rrotat, njofton Drejtoria e Policisë.










