Ndryshimet në Ligjin për regjistrimin e popullsisë do të inicohen nga Qeveria dhe të gjitha vërejtjet do t'i dërgohen pushtetit ekzekutiv, njoftoi sot kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq. Ai tha se për këtë është rënë dakord sot në një takim në Kuvend, ku morën pjesë kryeministri Millojko Spajiq, funksionarët e Malit të Zi...
Si deputet që votova për programin “Evropa Tani 1” në Parlamentin e Malit të Zi, mbështes rritjen e pagave dhe pensioneve, tha Millosh Konatar, nënkryetar i LQ URA. Megjithatë, Konatar shtoi se kjo rritje nuk duhet të vijë si pasojë e huamarrjes kreditore të Malit të Zi apo anulimit të kontributeve në Fondin...
Çmimet me pakicë të karburanteve në pompat malazeze do të jenë sërish më të ulëta nga e marta, për të katërtën herë radhazi. Sipas raportit të sotëm të çmimeve të derivateve të naftës në bursat ndërkombëtare dhe kursit të këmbimit të dollarit me euron, çmimi i naftës në euro duhet të jetë katër...
Qendra Shëndetësore e Kryeqytetit njofton qytetarët se nga nesër, datë 4 nëntor, puna e mjekëve të përzgjedhur për të rritur dhe fëmijë në fundjavë dhe festa do të kryhet ekskluzivisht në Bllok V, Tuz dhe Zetë.   Në Bllok V me dy turne, nga ora 07:00 deri në 14:00 dhe nga ora 14:00 deri...
Elektroekonomia e Malit të Zi do të përpiqet që të mos ngrejë çmimin e energjisë elektrike për qytetarët, ka paralajmëruar drejtori i saj, Nikolla Rovçanin. Ai, i ftuar në Televizionin Vijesti, tha se çmimet nuk janë rritur as në ato kohë kur ka pasur krizë energjetike dhe kur importohej rryma.
Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex) filloi zyrtarisht aktivitetet operacionale në Mal të Zi më 1 nëntor, sipas Marrëveshjes së majit midis Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi. “Marrëveshja mundëson dislokimin e oficerëve të Frontex-it dhe aplikimin e kompetencave ekzekutive në çdo pjesë të kufirit shtetëror të Malit të Zi, jo...
ryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke raportuar në Kuvendin e Kosovës lidhur me takimin e 26 tetorit në Bruksel me liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE), ka thënë se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe i prezantuar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë nuk është "Zajednica" që e parashihnin marrëveshjet e vitit 2013/2015.
Shqipëria është përfshirë në orët e fundit nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi, duke shkaktuar probleme në disa qytete të vendit. Në Tiranë dhe Durrës reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve dhe probleme në qarkullimin e automjeteve, ndërkohë moti i keq ka prekur edhe qytete e tjera...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës së tij në Tel Aviv tha se vendi i tij do të vazhdojë të jetë pranë dhe të solidarizohet me Izraelin. Në kuadër të vizitës së tij në kryeqytetin Tel Aviv të Izraelit, Blinken u takua me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog.
Të paktën 12 persona kanë vdekur pasi stuhia Ciaran goditi Evropën Perëndimore me erëra rekord deri në 200 kilometra në orë, duke shkaktuar kaos trafiku pasi portet u mbyllën, kurse udhëtimet me tren dhe avionë u anuluan. Pesë persona kanë vdekur në Toskanë, njoftuan të premten autoritetet italiane, duke thënë se ishte shpallur gjendje...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME