PANAIRI TRADICIONAL – “MË TË MIRAT NGA MALI I ZI”

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Menaxhimit të Ujërave, organizon në mënyrë tashmë tradicionale për dhjetë vite me rrallë, panairin „Më të mirat nga Mali i Zi“.

Panairi “Më të mirat nga Mali i Zi” është një mundësi ideale për prodhuesit që të lidhen, shkëmbejnë përvoja dhe identifikojnë sfidat me të cilat përballen në prodhim dhe shpërndarje, veçanërisht në kontekstin e inflacionit aktual. Kjo ngjarje gjithashtu lejon ekspozuesit të bindin vizitorët për cilësinë dhe origjinalitetin e produkteve të tyre.

Kjo është një mundësi unike për opinionin e interesuar për të parë diversitetin dhe cilësinë e prodhimit vendas dhe këtë e dëshmon interesimi i mbi 20 mijë vizitorëve që vizitojnë këtë panair çdo vit.

Në panairin tradicional, jubilar, të dhjetë “Më të mirat nga Mali i Zi“, të mbajtur në qendrën tregtare Big Fashion, kishte një risi, ku pjesëmarrës të këtij panairi ishin edhe ekspozuesit nga komuna e Tuzit.

Qëllimi i panairit të sivjetshëm ishte të rrisë më tej ndërgjegjësimin e konsumatorëve për rëndësinë e blerjes së produkteve vendore. Në stendat kishte produkte të ndryshme si: mjaltë, proshuto, lloje të ndryshme djathi, ullinj dhe vaj ulliri, lëngje shtëpiake, barëra medicinale, fruta dhe perime, verë, produkte organike…

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e kulturës dhe medias.

SHARE