Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore Grupi i Punës për Zgjerimin e BE-së do të diskutojë në seancën e sotme Raportin e Përkohshëm të Vlerësimit të Standardeve (IBAR). Pozicioni i përbashkët i BE-së për kapitujt 23 dhe 24 është gjithashtu në axhendë.
Në seancën e 19 qershorit, Kuvendi i Malit të Zi do të vendos edhe një herë për ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Gjyqtarët dhe Ligjin për Transmetuesin Publik Kombëtar – Shërbimi i Medias Publike, të cilat janë kthyer për rivendim nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq. Kjo është konfirmuar...
Me rastin e festës së ardhshme fetare – Kurban Bajramit, ditë pushimi për punëtorët e besimit islam janë datat 16, 17 dhe 18 qershor, njoftoi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. “Bazuar në Ligjin për kremtimin e festave fetare (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Malit të Zi”, nr. 56/93), besimtarët e fesë islame...
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe gjatë kohës së luftës në Kosovë 1998-99, Tony Blair, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë, u është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës me një fjalim me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Blair i cili paraprakisht u takua me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se viti 2024 është vit i integrimit të komunitetit serb. Ai ka thënë se brenda pesë muajve, autoritetet e Kosovës i kanë lëshuar më shumë se 7.000 pasaporta të Kosovës, 6.800 letërnjoftime dhe 1.100 patentë-shoferë, në komunat me shumicë serbe. “Ndërrimi i patentë-shoferëve joligjor...
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve europiane tregojnë se partitë e qendrës, ato liberale dhe socialiste do të vazhdojnë të ruajnë shumicën në Parlamentin Europian, por ekstremi i djathte ashtu siç parashikohej ka avancuar ndjeshëm, duke i dhënë goditje të forta brenda kufijve liderëve të disa vendeve. Pas disfatës përballë Frontit Nacional të Marine le Pen,...
Presidenti francez Emmanuel Macron ka shpërndarë Asamblenë Kombëtare dhe ka shpallur zgjedhje të parakohshme, pas rezultatit të forcës së tij në zgjedhjet europarlamentare të fituara nga Fronti Nacional i drejtuar nga Marine Le Pen. Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi shpërndarjen e Asamblesë Kombëtare dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme legjislative që do...
SHBA-ja bëri thirrje që propozimi për armëpushim me 3 faza në Rripin e Gazës të cilin e paraqiti presidenti amerikan Joe Biden të votohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Zëdhënësi i përfaqësisë së përhershme të SHBA-së në OKB, Nate Evans në një deklaratë lidhur me çështjen tha se të dielën kanë bërë një...
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u pasuan me dobësimin e euros kundrejt dollarit amerikan. Mëngjesin e së hënës, një euro ishte më pak se 1.08 dollar, ndërsa gjatë pjesës më të madhe të javës së kaluar ishte afër 1.09 dollar. Analistët thonë se lëvizjet nuk duken të mëdha, por se pasqyrojnë mënyrën...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të qëdnrojë sot në Egjipt dhe Izrael, në kuadër të përpjekjeve të tij për të siguruar armëpushim në Gazë. Ai do të takojë presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, në Kajro përpara se të udhëtojë në Izrael, ku do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME