ME RASTIN E KURBAN BAJRAMIT DITË PUSHIMI MË 16,17 DHE 18 QERSHOR

Me rastin e festës së ardhshme fetare – Kurban Bajramit, ditë pushimi për punëtorët e besimit islam janë datat 16, 17 dhe 18 qershor, njoftoi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Bazuar në Ligjin për kremtimin e festave fetare (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Malit të Zi”, nr. 56/93), besimtarët e fesë islame kanë të drejtë në pushim të paguar për kremtimin e festës fetare – Kurban Bajramit, përkatësisht: e diel 16 qershor, e hënë 17 qershor dhe e martë 18 qershor”, deklaroi Ministria.

Ata theksojnë se organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të obliguar që në ditë festash të sigurojnë kryerjen e punëve, ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët ose shtetin.  

SHARE