Perspektiva euro-atlantike e Ballkanit Perëndimor është çelësi për stabilitetin e tërë Evropës Juglindore, prandaj Mali i Zi , promovon në mënyrë aktive politikën e “dyerve të hapur” të NATO-s, deklaroi ministri i Mbrojtjes së MZ, Predrag Boshkoviq gjatë takimit me zyrtarët e Kosovës, në Prishtinë.
Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, është pritur me ceremoni ushtarake nga...
Forca e Re Demokratike, përmes një komunikate deklaroi se Ministria e Financave të Malit të Zi, më 16.10.2018 ka refuzuar kërkesën e kompanisë „MN Invest” lidhur me ndërrimin e një pjese të Valdanosit, në Ulqin me një tokë në Nikshiq. Sipas Forcës në arsyetimin evet, ministri i referohet shkresës të cilën ia ka nisur Komuna e Ulqinit në të cilën listohen arsyet përrefuzimin e një kërkese të këtillë.
Nga Forca kumtojnë se lajmin për këtë kërkesë për ndërrimin e tokëse bëri të ditur kryetari i Kuvendit të Ulqinit, Ilir Çapuni në takimin me ullishtarët më datë 5 tetor, ndërsa siç theksojnë ka pasuar reagime edhe nga opinioni publik dhe nga zyrtari i Sekretarit për Urbanizëm dhe Rregullim Hapsinor z. Mehmet Milla dhe Komuna e Ulqinit.
Progresi që Mali i Zi ka bërë në fushën e tregtisë, industrisë, doganave dhe taksave do të kontribuojë në rritjen e numrit të kapitujve të hapur dhe të mbyllur në periudhën e ardhshme, u vlerësua në takimin e nënkomitetit nën juridiksionin e kësaj fushë negociuese.
Në takimin e njëmbëdhjetë të Nënkomiteteve për Tregti, Industri, Doganat, Tatimet dhe Bashkëpunimin me vendet...
Sot ambasadori i ri i Shqipërisë në Mal të Zi,Ridi Kurtezi dhe zëvendës ambasadorja, z. Ermira Braho, vizituan komunën e Tuzit dhe subjektet politike Shqiptare, të cilat veprojnë në trevën e Malësisë.
Sipas informatave tona z.Kurtezi, përpos takimit me krerët e Komunës së Tuzit, takim kishte edhe me Kreun e Alternativës Shqiptare dhe Kreun e Lidhjes Demokratike Shqiptare.
Sipas një kumtesë...
Sot nën organizimin e Shërbimi për bujqësi të Sekretariatit për punë, bujqësi dhe mirëqenie sociale të Komunës së Tuzit, në sallën e Kuvendit, u mbajt ligjeratë për prodhuesit bujqësor nga trevat e Malësisë.
Tema e ligjëratës ishte “Kooperativa”.
Fillimisht nënkryetari i Komunës së Tuzit, komunë në Kuadër të Kryeqytetit Haris Ramoviq, foli mbi lidhjet e para të bashkëpunimit me vendet e...
Sipas shumë gjasa, deri në fund të vitit, Mali i Zi do të lidhë një marrëveshje me Agjencinë për Kufirin dhe Gardën Evropiane Frontex.
"Rojet" evropiane të kufirit do të vijnë në Malin e Zi, nën kushte të caktuara, dhe do të kenë imunitet të veçantë, raporton portali “CDM”.
Siç thuhet në dokumentin e Qeverisë së MZ, privilegjet dhe imunitetet e...
Partia Boshnjake në kuadër të grupit parlamentar të punës për reformat zgjedhore zyrtarisht do të propozojë, që në flamurin e Malit të Zi, pranë Kryqit, të gjendet, edhe gjysmëhëna.
Kështu deklaroi për TV “VIJESTI”, deputeti i Partisë Boshnjake, Ervin Ibrahimoviq.
Ibrahimoviq ka thënë se kryqi në flamurin e Malit të Zi, absolutisht nuk i pengon, por i pengon që në të...
Cikloni nga veriu i Evropës do të sjellë ftohje në të gjithë Malin e Zi nga dita e dielë.
Do të ketë erë të fortë veriore në Podgoricë me rrethina dhe reshje të dobëta të borës në rajonet malore, deklaroi drejtori i Institutit për hidrometeorologji dhe sizmologji të Malit të Zi, Lluka Mitroviq.
Gjatë tre muajve të fundit,siç thekson Mitroviq, kemi...
Sekretariati për financa, të ardhura lokale dhe investime i Komunës së Tuzit, ka filluar me hartimin e planit financiar, për Buxhetin e Komunës së Tuzit.
Siç kumtohet në faqen zyrtare të Facebook, të Komunës së Tuzit, Sekretari për financa, Emin Haxhi në intervistë për gazetën ditore “Dan” është shpreh që do të financojnë vetëm ato projekte, për të cilat kanë...
Mali i Zi është shënuar si një nga udhëheqësit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe për të siguruar këtë status duhet ti japë prioritet sundimit të ligjit, deklaroi Shefi i Delegacionit të BE në Malin e Zi, Aivo Orav.
Ai në sesionin e Komitetit të Përbashkët Këshillimor të Komitetit të Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi në Nikshiq,...









