ROJET KUFITARE EVROPIANE NË MAL TË ZI DO TË KENË IMUNITET DHE AUTORITET TË VEÇANTË

Sipas shumë gjasa, deri në fund të vitit, Mali i Zi do të lidhë një marrëveshje me Agjencinë për Kufirin dhe Gardën Evropiane Frontex.

“Rojet” evropiane të kufirit do të vijnë në Malin e Zi, nën kushte të caktuara, dhe do të kenë imunitet të veçantë, raporton portali “CDM”.

Siç thuhet në dokumentin e Qeverisë së MZ, privilegjet dhe imunitetet e caktuara për anëtarët e ekipit të Agjencisë kanë për qëllim të sigurojnë sigurimin e kryerjes së suksesshme të detyrave të tyre zyrtare gjatë veprimeve që zbatohen në përputhje me planin operativ në territorin e Malit të Zi.

Anëtarët e këtij ekipit do të gëzojnë imunitet nga juridiksioni penal i Malit të Zi lidhur me veprimet e kryera gjatë kryerjes së detyrave të tyre zyrtare gjatë veprimeve që do të kryhen në përputhje me planin operativ.

Siç shtohet privilegjet të cilat i gëzojnë anëtarët e ekipit dhe imuniteti nga juridiksioni penal i Malit të Zi nuk përjashtojnë juridiksionin penal të Shtetit anëtar amë.

Shteti anëtar amë, nëse është e nevojshme, mund të heqë imunitetin nga juridiksioni penal, civil dhe administrativ i anëtarëve të ekipit të Malit të Zi, thuhet në dokument.

Në plan në mënyrë detale theksohen aspektet organizative dhe procedurale të operacionit të përbashkët ose ndërhyrjes së shpejtë kufitare, duke përfshirë përshkrimin dhe vlerësimin e situatës, objektivin operacional dhe objektivat e tjera, k të onceptit operacional, llojin e pajisjeve teknike që duhet të përdoren, planin e zbatimit, bashkëpunimin me vendet e tjera të treta, agjencitë tjera dhe organet e Bashkimit Evropian ose organizatave ndërkombëtare, dispozitat për të drejtat themelore, përfshirë këtu  mbrojtjen e të dhënave personale, koordinimin, komandën, kontrollin, strukturën e komunikimit dhe raportimit, aranzhimet organizative dhe logjistikën, vlerësimin dhe aspektet financiare të një operacioni të përbashkët ose ndërhyrjeve të shpejta kufitare.

Vlerësimin e një operacioni të përbashkët ose ndërhyrjes së shpejtë në kufij do të kryhet bashkërisht nga Mali i Zi dhe Agjencia.

SHARE