PROGRESI I MALIT TË ZI DO TË KONTRIBUOJË NË PRANIMIN MË TË SHPEJTË NË BE

Progresi që Mali i Zi ka bërë në fushën e tregtisë, industrisë, doganave dhe taksave do të kontribuojë në rritjen e numrit të kapitujve të hapur dhe të mbyllur në periudhën e ardhshme, u vlerësua në takimin e nënkomitetit nën juridiksionin e kësaj fushë negociuese.

Në takimin e njëmbëdhjetë të Nënkomiteteve për Tregti, Industri, Doganat, Tatimet dhe Bashkëpunimin me vendet e tjera kandidate, përfaqësuesit e institucioneve malazeze paraqitën progresin e bërë në kapitujt negociues të cilat janë në  kompetencë të Komisionit Evropian.

“Shpresoj që do të përmirësojmë këto statistika për 31 kapituj të hapura dhe tri kapituj të mbyllur përkohësisht në periudhën e ardhshme, sidomos duke pasur parasysh se situata në këtë Nënkomision është mjaft e mirë dhe se kemi kapituj të hapur dhe mes tyre një është mbyllur përkohësisht. Unë besoj se ne do të përcaktojmë se cilat janë hapat e ardhshëm në mënyrë që të mbyllim një kapitull tjetër negociues në Nënkomitetin e ardhshëm”, theksoi Zëvendës Kryenegociatori për kapitullin e trashëgimisë juridike të BE-së, Marko Mrdak.

Ndërsa zëvendësja  e Shefit të Njësisë  Së Malit të Zi në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Barbara Hesus-Zhimeno tha se Mali i Zi dhe Komisioni Europian kanë bërë shumë punë drejt një qëllimi të përbashkët – anëtarësimin e Malit të Zi në BE.

SHARE