Me reformën e Legjislacionit zgjedhor, Mali i Zi, tregoi përgjegjësi ndaj votueseve, ndërsa përmirësimi i Ligjit zgjedhor do të forcojë stabilitetin politik dhe sigurinë ekzistenciale, deklaroi Kryetari i Kuvendit të MZ, Ivan Brajoviq. Ai në Forumin parlamentarë të Cetinë, me temën "Ligjet zgjedhore, pjesëmarrësit e kampanjës: a është votuesi në qendër të vëmendjes", ka thënë se Mali i Zi, tregon...
Qeveria e Malit të Zi ka miratuar Studimin shtetëror për Plazhin e Madh në Ulqin. Sipas këtij studimit në këtë zonë janë planifikuar për hotele të kategorisë së lartë, 7.000 krevate. Sipërfaqja e përfshirë në këtë studim është rreth 200 hektarë dhe shkon deri në pjesën më të largët në perëndim të plazhit. Në kumtesën e Qeverisë së Malit të Zi, ...
Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, u takua sot me, ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Belgjikës në Malin e Zi, Konrad Adam. Bashkoviq, me këtë rast e falënderoi ambasadorin belg për mbështetjen gjithëpërfshirëse të ofruar nga Mbretëria e Belgjikës ndaj Malit të Zi, gjatë procesit rrënjësor të reformave në kuadër të integrimit të tij në NATO. Boshkoviq...
Është e nevojshme të dinamizohet bashkëpunimi i Malit të Zi dhe Australisë dhe realizimit të aktiviteteve me interes të ndërsjellët, me fokus në turizëm dhe investime, u vlerësua gjatë takimit të Ministrit të Jashtëm Malazez Srgjan Darmanoviq dhe ambasadores jo rezidente të Australisë, Rut Karis Stjuart, me seli në Beograd. Siç kumtuan, Darmanoviq priti sot në vizitë inauguruese ambasadorin jorezident...
Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi, sot vizitoi trevën e Plavë –Gucisë, ku u takua me përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare që veprojnë në Plavë-Guci. Sipas një komunikate të lëshuar nga LDSH-ja, Kurtezi, u takua me Kryetarin e Lidhjes Demokratike Shqiptare-Dega Plavë Guci, Bujar Hasangjekaj dhe nënkryetarin e LDSH-së, Asdren Çelaj, me bashkëpunëtorë. Siç thuhet kumtesë të LDSH-së,...
Sot Shkollën fillore "Dacaj" në Dacaj të Rozhajēs e vizitoj Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Shkëlqesia e tij z. Skënder Dirmishi. Fillimisht ai u prit nga drejtori i shkollës Z. Haxhi Lajçi me ç'rast e njoftoi Z. Durmishi me gjendjen dhe kushtet e zhvillimit të procesit edukativo- arsimore në të vetmen shkollë në gjuhën shqipe...
Deputeti i Parlamentit Evropian Çarlls Tanok, ka përshëndetur formimin e Këshillit për reformat e Legjislacionit zgjedhor dhe të reformave tjera dhe ka theksuar se është i zhgënjyer me vendimin e Malit të Zi Demokratik dhe Lëvizjes Qytetare URA, të cilët nuk dëshirojnë të marrin pjesë në punën e këtij trupit punues. “Përshëndes formimin e Këshillit për reforma zgjedhore dhe reforma...
Mali i Zi paraqet një aleat të besueshëm për Italinë në trajtimin e sfidave moderne të sigurisë, u vlerësua gjatë takimit të përfaqësuesve të ministrive të mbrojtjes të të dy vendeve. Siç njoftojnë nga Ministria e Malit të Zi, sot në Romë u mbajtën konsultime dypalëshe, ku temat kryesore ishin mbështetja e Italisë ndaj Malit të Zi, në fushën e...
Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Branimir Gvozdenoviq, nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve, do të jetë Kryetari i Këshillit për reformën e Legjislacionit Zgjedhor, ndërsa zëvendës i tij, do të jetë Strahinja Bullajiq, nga radhët e Frontit Demokratik. Në këshillë nga radhët e PDS-së, do të jenë edhe Marta Shqepanoviq, Predrag Sekulliq dhe Miodrag Vukoviq. Kurse  Frontin Demokratik...
Pas vendimit që mos të marrin pjesë në punën e Këshillit për reformën e mëtejshme të Legjislacionit zgjedhor dhe të reformave tjera, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA paralajmëruan formimin e Forumit për reformën zgjedhore. Ata theksuan se ftesën për të marrë pjesë në punën e forumit do të ua dërgojnë organizatave joqeveritare dhe bashkësisë akademike. "Me punë serioze dhe konkrete të...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME