MALI I ZI – AUSTRALIA:FOKUSIM NË TURIZËM DHE INVESTIME

Është e nevojshme të dinamizohet bashkëpunimi i Malit të Zi dhe Australisë dhe realizimit të aktiviteteve me interes të ndërsjellët, me fokus në turizëm dhe investime, u vlerësua gjatë takimit të Ministrit të Jashtëm Malazez Srgjan Darmanoviq dhe ambasadores jo rezidente të Australisë, Rut Karis Stjuart, me seli në Beograd.

Siç kumtuan, Darmanoviq priti sot në vizitë inauguruese ambasadorin jorezident të Australisë dhe shprehu shpresën se gjatë mandatit të saj bashkëpunimi midis dy vendeve do të përmirësohet.

Siç thuhet, Stjuart, shprehu mbështetjen ndaj Malit të Zi, në rrugën evropiane dhe shprehu kënaqësi lidhur me marrëdhëniet partnere midis Malit të Zi dhe Australisë në kuadër të NATO-s, ku ndajnë vlera dhe sfida të përbashkëta.

SHARE