BRAJOVIQ: LIGJET MË TË MIRA ZGJEDHORE DO TË FORCOJNË STABILITETIN POLITIK

Me reformën e Legjislacionit zgjedhor, Mali i Zi, tregoi përgjegjësi ndaj votueseve, ndërsa përmirësimi i Ligjit zgjedhor do të forcojë stabilitetin politik dhe sigurinë ekzistenciale, deklaroi Kryetari i Kuvendit të MZ, Ivan Brajoviq.

Ai në Forumin parlamentarë të Cetinë, me temën “Ligjet zgjedhore, pjesëmarrësit e kampanjës: a është votuesi në qendër të vëmendjes”, ka thënë se Mali i Zi, tregon përkushtim dhe përgjegjësi ndaj atyre që janë bartësit dhe bërthama e çdo demokracie të votueseve.

“Përgjegjësia ndaj tyre na ka shty në vazhdimin e reformave zgjedhore, të cilat në zgjedhjet e para do të sjellin kualitet shtesë të vet procesit. Kemi formuar Këshillin e përkohshëm i cili idetë do ti sjellë në veprime dhe do ti harmonizojë ligjet me shembujt dhe praktikën më të mirë në demokracitë e zhvilluara dhe do të respektojnë nacionalitet dhe dallimet tjera”, deklaroi Brajoviq.

SHARE