TANOK: I ZHGËNJYER QË DEMOKRATËT DHE URA VAZHDOJNË ME BOJKOT

Deputeti i Parlamentit Evropian Çarlls Tanok, ka përshëndetur formimin e Këshillit për reformat e Legjislacionit zgjedhor dhe të reformave tjera dhe ka theksuar se është i zhgënjyer me vendimin e Malit të Zi Demokratik dhe Lëvizjes Qytetare URA, të cilët nuk dëshirojnë të marrin pjesë në punën e këtij trupit punues.

“Përshëndes formimin e Këshillit për reforma zgjedhore dhe reforma tjera Legjislative në Parlamentin e Malit të Zi,  i cili do të jetë në gjendje të sjellë rekomandimet e OSBE / ODIHR-së, nëse ligji aktual është i mjaftueshëm të mbështes të gjitha liritë themelore, i cili përmban të gjitha datat e kampanjave zgjedhore dhe i cili siguron transparencë të mëtejshme të financimit të kampanjave dhe përdorimin  e resurseve shtetërore dhe i cili do të siguroi konsistencë më të madhe në vendimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe do të kontribuoi në sigurimin e besimit më të madh të votueseve. Shpresoj që edhe çështjen e “lodhjes zgjedhore”, lidhur me ciklin e zgjedhjeve lokale, gjithashtu do ta marrin si pjesë në diskutimet e tyre, me qëllim të grupimit të zgjedhjeve. Është e qartë se do të doja që ti shoh të gjitha partitë të marrin pjesë  në Këshillin e reformave zgjedhore, prandaj jam i zhgënjyer që shoh se Demokratët dhe Lëvizja Qytetare  URA, kanë vendos të mos marrin pjesë dhe po vazhdojnë me bojkotimin e parlamentit”, deklaroi Tanok për gazetën “Dnenve Novine”.

SHARE