Alternativa shqiptare do të paguajë çdo gjobë për përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar dhe do të vazhdojë të këmbëngulë për miratimin e amendamenteve të Ligjit për rendin dhe qetësinë publike, deklaroi Kryetari i ASH-së, Nik Gjeloshaj.
Ai kujton se në disa raste shprehu pakënaqësinë e tij për mos zbatimin e Ligjit për rendin dhe qetësinë publike, i cili do të...
Komisioni Administrativ i Kuvendit të MZ, do të duhet të paraqesë nesër një kandidat për kryetar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhor, për të cilin deputetët e Kuvendit të MZ, do të deklarohen në plenum, deklaroi Kryetari i këtij Komisioni Luigj Shkrela.
Shkrela, për agjencinë “MINA”, deklaroi se kanë konkuruar pesë kandidat dhe se disa nga ata i përmbushin kushtet, kurse...
Fronti Demokratik, është gjithmonë i gatshëm për protesta dhe ato janë pjesë integrale e subjektit të tyre politik, deklaroi anëtari i kryesisë së Demokracisë së re serbe, Jovan Vuçuroviq.
Sipas tij, kjo është e njohur dhe i dallon ata nga organizatat e tjera politike.
Protestat, siç mendon ai, janë "një veprim politik që është i nevojshëm për të rrëzuar diktaturën me...
Bashkimi Evropian po monitoron nga afër zhvillimin e situatës në Malin e Zi, pa pasur ndërmend të ndërhyjë në punën e autoriteteve kompetente shtetërore, deklaroi kreu i delegacionit të BE-së, Aivo Orav.
Ai tha se të gjitha këto çështje do të gjenden në raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian.
"Dua të theksoj dy çështje që janë të rëndësishme për ne në këtë...
Lajme
ZV.KRYEMINISTRI I KOSOVËS,ENVER HOXHAJ,PËRGËZON PËR MARREVESHJEN SUBJEKTET POLITIKE SHQIPTARE NË TUZ
Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, përgëzon për marrëveshjen subjektet politike shqiptare në komunën e Tuzit.
“I përgëzoj subjektet politike shqiptare në Malin e Zi, Alternativën Shqiptare, Lidhjen Demokratike Shqiptare dhe Unionin Demokratik të Shqiptarëve, për arritjen e marrëveshjes për formimin e koalicionit të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale të datës 3 mars në Komunën e re të Tuzit.
Një vendim...
Kryebashkiaku i Podgoricës, dr Ivan Vukoviq, emëroi Komisonin për hapjen dhe vlerësimin e ofertave në bazë të thirrjes publike për grumbullimin e ofertave të investimit të përbashkët, për ndërtimin e objektit të aktiviteteve qendrore – tregu i gjelbërt në Tuz, në përputhje me Statutin e Kryeqytetit Podgorica si dhe me Vendimin mbi organizimin dhe mënyrën e punës së administratës...
Politika e zgjerimit është e rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe sigurinë e rajonit dhe të Evropës, tha ministri i jashtëm i Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, gjatë një takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm.
Darmanoviq në takimin në Bukuresht, mori pjesë me ftesë të përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini dhe kolegut rumun...
Prokuroria speciale e Shtetit, ka nisur hetimet kundër ish kryebashkiakut të Podgoricës Slavolub Stijepoviq, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale të pastrimit të parave përmes ndihmës.
Prokuroria speciale e Shtetit, gjatë hetimit të ngritur kundër Vllatko Rashoviq dhe të tjerëve, solli vendim për të zgjatur hetimin kundër Kryetarit të Grupit Atlas, Dushko Knezheviq, me arsyetimin bazë se...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë dhe zyrtarë nga Republika e Kosovës, përshëndeten dhe mirëpriten Marrëveshjen e nënshkruar më 30 janar në Tuz mes subjekteve politike shqiptare.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë përshëndet dhe mirëpret Marrëveshjen e nënshkruar më 30 janar në Tuz të Malit të Zi mes subjekteve politike të Alternativës Shqiptare,...
Pensionet në Mal të Zi, do të jenë dy për qind më të larta këtë vit.
Kështu vendosi sot Këshilli drejtues i Fondi për sigurim pensional dhe invalidor të MZ.
Drejtori i Fondit për sigurim pensional dhe invalidor, Dushan Peroviq, deklaroi për Radio të Malit të Zi se kjo do të rrisë fondet nga buxheti i Fondit për tetë milionë euro.
Ai...









