ORAV: BE ME VEMENDJE PËRCJELLË SITUATËN NË MAL TË ZI 

Bashkimi Evropian po monitoron nga afër zhvillimin e situatës në Malin e Zi, pa pasur ndërmend të ndërhyjë në punën e autoriteteve kompetente shtetërore, deklaroi kreu i delegacionit të BE-së, Aivo Orav.

Ai tha se të gjitha këto çështje do të gjenden në raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian.

“Dua të theksoj dy çështje që janë të rëndësishme për ne në këtë moment, e para ka të bëj me reagimet, gjegjësisht veprimet e autoriteteve shtetërore dhe e dyta është që gazetarëve duhet të u sigurohet një ambient në të cilin do të mund të punojnë pa shqetësime nga asnjë anë.

Komisioni Evropian është duke punuar në përgatitjen e raportit për Malin e Zi, i cili do të duhet të publikohet për disa muaj, e natyrisht, të gjitha këto çështje do të përpunohen edhe për këtë çështje”, tha Orav.

Ndërkohë, Zëvendës-Kryeministri i Malit të Zi, Millutin Simoviq, tha se ekziston një ndarje e qartë e kompetencave në Malin e Zi dhe se është më e rëndësishme që Qeveria të ruajë stabilitetin financiar.

SHARE