VUKOVIQ EMËROI KOMISIONIN PËR VLERËSIMIN E OFERTAVE TË INVESTIMEVE

Kryebashkiaku i Podgoricës, dr Ivan Vukoviq, emëroi Komisonin për hapjen dhe vlerësimin e ofertave në bazë të thirrjes publike për grumbullimin e ofertave të investimit të përbashkët, për ndërtimin e objektit të aktiviteteve qendrore – tregu i gjelbërt në Tuz, në përputhje me Statutin e Kryeqytetit Podgorica si dhe me Vendimin mbi organizimin dhe mënyrën e punës së administratës së Kryeqytetit, kumtuan nga Komuna e Tuzit.

Ky Komision është i përbërë nga anëtar të administratës së Komunës së Tuzit, administratës së Kryeqytetit, sekretariateve përgjegjëse, Drejtorisë për pronësi si dhe Agjensionit për ndërtim dhe zhvillim të Podgoricës.

SHARE