Për shkak të situatës së përkeqësuar epidemiologjike, Kryetari i Komunës së Budvës, Marko Careviq, kërkoi nga autoritetet shtetërore kompetente që të vendosin një masë të mbylljes totale në atë komunë. Careviq i drejtoi një letër Kryeministrit Zdravko Krivokapiq, Ministres së Shëndetësisë Jellena Boroviniq Bojoviq dhe Këshillit për Luftën kundër Koronavirusit, duke kërkuar një mbyllje totale të Budvës,...
Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik, laboratorë të tjerë publik dhe privatë analizuan 1376 mostra për koronavirusin e ri, midis të cilëve u diagnostikuan 430 raste pozitive, njoftoi ISHP. Që nga rezultatet e djeshme, katër vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar në Institut, në pacientë nga Nikshiqi (2) dhe Bijello Pole (2). Numri i përgjithshëm i...
Ministri i Jashtëm Sllovak Ivan Korçok do të vizitojë Malin e Zi nesër dhe do t'i dorëzojë vendit tonë 15,200 teste PCR, të zhvilluara nga shkencëtarë Sllovakë. Siç është njoftuar nga Qeveria, Kryeministri Zdravko Krivokapiq dhe Ministri i Punëve të Jashtme Gjorgje Radulloviq do të presin nesër Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Sllovake Ivan Korçok....
Në Kuvendin e Malit të Zi u mbajt takimi me shefen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Malin e Zi, E.S.Oana-Cristina Popa. Ajo në kuadër të aktiviteteve diplomatike me përfaqësues të Klubeve të deputetëve biseduan mbi prioritetet e punës që do të ketë Delegacioni i EU në Mal të Zi.
https://www.youtube.com/watch?v=jtZ8_AGfYVg
Sekretariati për vetëqeverisje lokale i komunës së Tuzit, për të gjithë adhuruesit e artit, organizon aktivitetin e radhës, ekspozitën e artistëve nga Ulqini të titulluar - “Reflektime Mediterane”. Artistët pjesëmarrës të kësaj ekspozite janë: Bilal Nikeziq, Brigita Antoni, Edin Kapllani, Jozo Koçoviq, Mersiha R Mavriq, Naser Hasa dhe Vahida Nimanbegu.  Hapja e ekspozitës do të bëhet ditën...
Hendbollistja nga Malësia, Suzana Ujkaj, merr çmimin si pivotmenja më e mirë e Kosovës për vitin 2020. Ky është viti i katërt që kur hendbollistja Ujkaj është pjesë e Istogut më të cilin ka fituar të gjithë trofet e mundshëm, dy herë radhazi nga Federata e Hendbollit të Kosovës  është shpallur hendbollistja më e mirë e mbrojtjes...
Mali i Zi dëshiron të forcojë bashkëpunimin me Republikën Popullore të Kinës në fusha të ndryshme të ekonomisë, kryesisht në lidhjet e transportit, energjisë dhe turizmit, tha Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq në konferencën online, "Sfidat ekonomike dhe të investimeve pas Covid". "Megjithëse ne jemi vendi më i vogël në Ballkan, ne kemi mundësi të...
Gjykata e Apelit e Malit të Zi e ka rrëzuar vendimin, me të cilin 13 persona të akuzuar për përpjekje për terrorizëm, përfshirë udhëheqësit e Frontit Demokratik (DF) në pushtet, Millan Knezheviq dhe Andrija Mandiq, janë dënuar me gati 70 vjet burg. "Paneli e ka shfuqizuar aktgjykimin e shkallës së parë sepse në procedurën e sjelljes së...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME