Ministrat e ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE së pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit dhe Mbretërinë e Bashkuar u takuan përmes video konferencës dhe është një takim përgatitor për samitin në Sofje, në të cilin duhet të miratohet plani për integrimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Shtohet se takimi përgatitor për samitin në Sofje, brenda kornizës së procesit të Berlinit, do të mbahet javën e ardhshme dhe do të mbledhë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. "Në këtë samit duhet të miratohet një plan ambicioz për të thelluar integrimin ekonomik duke ndërtuar një treg të përbashkët rajonal në Ballkanin Perëndimor, bazuar...
Shoqata e hotelierëve nga Podgorica, Tivat,Budva dhe Kotor thanë se nuk do të respektonin masën e Institutit tëShëndetit Publik (ISHP) për mbylljen e ambienteve të hotelierisë. Në letrën që ata dërguan tek Trupi KoordinuesKombëtar për Sëmundjet Infektive (NKT), njoftuan për organizimin e një proteste nga hotelierët në Sheshin e Pavarësisë në Podgoric[ të Premten në orën 11:30 të mëngjesit. Siç thuhet në deklaratë,e cila është nënshkruar nga kryetari i asamblesë së Shoqatës së Hotelirëve të Podgoricës, Mirosllav Sqepanoviq, atyre do t'u bashkohen në protestë kolegë nga e gjithë Mali i Zi. Të rikujtojmë seISHP njoftoi se shkollat dhe objektet hotelierike në Podgoricë, Budva,Ulqin dhe Cetinjë do të mbyllen nga mesnata 6 nëntorit dhe kjo masë do të zgjasë të paktën 14 ditë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga posti pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale për krime lufte me seli në Hagë të Holandës. “Para pak çastesh jam informuar prej njerëzve kompetent se gjyqtari i Dhomave të Specializuara ka konfirmuar aktakuzën ndaj meje. Janë këto momente të vështira për...
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentit, pas dorëheqjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ndaj tij u konfirmuar aktakuza nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë.
Përmes një njoftimi nga presidenca thuhet se ceremonia e pranim- dorëzimit është bërë në prezencën e...
Kandidati demokrat, Joe Biden, mori hov të madh në zgjedhjet presidenciale në SHBA pas parashikimeve për fitoren e tij në Miçigen dhe Uiskonsin. Megjithatë, numërimi i votave vazhdon në disa shtete kyçe, duke e lënë të paqartë rezultatin edhe dy ditë pas zgjedhjeve. Me 16 votat elektorale të Miçigenit dhe 10 të Uiskonsinit, Biden ka 253 vota elektorale, përballë presidentit Donald Trump me 214 vota elektorale. Fitimet në Arizona dhe Nevada - dy shtete të vëzhguara nga afër në mesin e atyre që ende numërojnë - do t'i jepnin Bidenit...
Për shkak të përkeqësimit të ndjeshëm të situatës epidemiologjike, gjatë 14 ditëve të ardhshme, masa më të rrepta do të zbatohen në Podgoricë, Cetinje, Budva dhe Ulqin, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik. Sot, ato katër komuna u zhvendosën në grupin tre, domethënë, në ato komuna, puna me objektet hotelierike dhe tubimet në objektet e strehimit për personat...
Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik dhe laboratorë të tjerë në vend që merren me diagnostikimin PCR të koronavirusit të ri kanë përfunduar analizën PCR të 2004 mostrave, ndër të cilët u regjistruan gjithsej 874 raste të reja pozitive të infeksionit SARS-CoV-2. Midis të sapo zbuluarve, 574 u zbuluan në procedurë të rregullt, ndërsa 300 të tjerë u zbuluan si...
Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, thotë se, Kuvendi i Kryeqytetit dje, me pëlqimin paraprak të Qeverisë së Malit të Zi, shkeli rëndë Ligjin për Organizimin Territorial të Malit të Zi. Ai thekson se është një përpjekje për të zyrtarizuar Kryeqytetin, qëndrimin dhe sjelljen e tij ndaj Komunës së Tuzit dhe qytetarëve të saj, përmes institucioneve. "Ne me keqardhje konstatojmë se...
Mandatari për Kryeministër së Qeverisë së ardhshme, Zdravko Krivokapiq, konfirmoi për gazetën "Dan" se askush nga listat parlamentare nuk do të jetë pjesë e ekspertëve në Qeverinë e re. Sipas gazetës "Dan", ai u përgjigj pozitivisht në pyetjen nëse vendimi për ministrat ekspertë nënkupton që asnjë kandidat nuk do të gjendet në kabinet, nga ndonjë listë parlamentare. Poashtu, Krivokapiq tha më herët se...









