Komisioni për Integrim Evropian i Kuvendit të Kosovës në bashkëpunim me Institutin EPIK kanë organizuar tryezën me temën “Presidenca Franceze e Këshillit të Bashkimit Evropian”. Në këtë tryezë ku u shpalosën disa nga prioritetet franceze të udhëheqjes së Këshillit të BE-së, morën pjesë kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian e Kuvendit të Kosovës, ambasadori i BE-së në...
Ngecja në hartimin e Ligjit të Pagave do të nxjerrë në protesta punëtorët e sektorit publik. Më një mars, infermierët e spitaleve në Kosovë do të marshojnë në shenjë të mosplotësimit të kërkesave të tyre. Marsi do të gjejë në protestë edhe punëtorët e arsimit, në rast se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës nuk procedon...
Gjendja e jashtëzakonshme ëhstë shpallur në Ukrainë në mesin e frikës se Rusia mund të pushtojë 24 orët e ardhshme. Këshilli i sigurisë së vendit, miratoi mëngjesin e të mërkurës planet për masa emergjence që do të hyjnë në fuqi në të gjithë vendin, përjashtuar rajonet separatiste të Donetskut dhe Luhanskut. Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë...
Nuk ka qetësi për rajonet pranë Etnës në Itali: Vullkani drithërues shpërtheu sërish, duke ngritur në ajër një shtëllungë tymi e hiri 12 km të lartë, e cila është parë deri edhe nga astronautët. Aeroporti i dytë më i madh ndërkombëtar i Silicisë, Vincenzo Bellini, u mbyll përkohësisht ndërsa hiri vullkanik ka mbuluar rrugë, tarraca banesash e...
Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të lëshojnë një sërë sanksionesh të ashpra kundër Rusisë nëse Moska përshkallëzon konfliktin në Ukrainë, duke u mohuar institucioneve dhe kompanive kryesore financiare ruse qasjen te transaksionet me dollarë amerikanë dhe tregjet globale. Por Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre nuk kanë tentuar kurrë më parë të heqin një ekonomi...
Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, tha se në mënyrë të qartë dhe publike kanë mbështetur liderin e Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, që të jetë mandatar për përbërjen e qeverisë së re. “Ditë më rradhë po bëhet ankand me mbështetjen e qeverisë së re, tashmë edhe me ftesë për të mbështetur një kryeministër të mundshëm për...
Në Kuvend sot është mbajtur Kolegjiumi i Kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi. Në kolegjiumin, i cili ishte caktuar me kërkesë të opozitës, u diskutua për seancën në të cilën do të zgjidhej kryeparlamentari dhe u diskutua sërish për ndryshimet në ligjin për vetëqeverisjen lokale, të cilat presidenti Millo Gjukanoviq (PDS) u’a ktheu deputetëve si antikushtetues....
Mali i Zi dënon aktet që njohin Donetskun dhe Luganskun si entitete të pavarura, tha Presidenti Millo Gjukanoviq në Twitter. Vendimet e Rusisë në lidhje me Ukrainën, të cilat njohin zonat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luganskut, shkelin ndjeshëm sigurinë dhe ligjin ndërkombëtar, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Ai theksoi se Mali i Zi...
Shteti duhet të formojë një fond garancie përmes të cilit shteti do të qëndrojë prapa fermerëve, si dikush që garanton për ta se ata do të paguajnë kredinë dhe do t'i përdorin paratë në mënyrën e duhur, tha Vlladisllav Bojoviq, drejtor i Drejtorisë së Pagesave në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave. Derisa kjo të...
Drejtori ekzekutiv i linjës ajrore kombëtare “ToMontenegro”, Predrag Todoroviq, dje ka dorëzuar kërkesë Bordit të Drejtorëve dhe Ministrisë së Investimeve Kapitale për ndërprerje të marrëveshjes së kontratës, njoftoi kompania. Ai hoqi dorë nga të gjitha të drejtat e kontratës për tre vitet e mbetura, si dhe nga e drejta për pagesën e largimit, thuhet në deklaratë. Linja...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME