Kancelarja Angela Mekel do të mbërrijë në Shqipëri më 14 Shtator në një vizitë disa orëshe. Qëllimi i vizitës lidhet me dhënien një shtyse të re të procesit të Berlinit nisur në vitin 2014. Krahas kryeministrit Edi Rama, në Tiranë Merkel do të ulet në të njëjtën tryezë edhe me udhëheqësit e vendeve të tjera të Ballkanit...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se po monitoron një variant të ri të koronavirusit të njohur si "Mu", i cili u identifikua për herë të parë në Kolumbi në muajin janar. Ky variant që mban emrin shkencor B.1.621, është klasifikuar si një "variant me interes", tha organizata. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA...
Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj përmes rrjetit social "Facebbok" njoftoi se në prag të ditës së komunës, vjen një lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e Malësisë, sepse në Tuz do të hapet Urgjenca. Ai thekson se në kontinuitet ka informuar opinionin, që komuna e Tuzit, edhe pse nuk është kompetencë e tyre,...
Sheshi i Tuzit, nga sot është free wi-fi zone. Siç bën të ditur SHPK Komunale - Tuz, rrjeti free.montenegro nga sot edhe në Tuz. Në njoftim më tej thuhet: "Nga sot, fal miqve tonë, sheshi i Tuzit mbulohet me rrjetin wi-fi. Është ky një projekt i drejtorit të Komunales sonë dhe Boris Camaj, shef i shitjes në...
Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, uroi Ditën e Komunës së Tuzit, duke thënë se sipas strukturës dhe orientimit të saj shumëkombësh dhe fetar qytetar, mund të shërbejë si shembull për komunat e tjera. "Potencialet natyrore në fushat e bujqësisë dhe turizmit do ta bëjnë këtë komunë një gjenerator të rëndësishëm të rritjes dhe zhvillimit malazez....
Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Alleksa Beçiq, me rastin e 1 Shtatorit, uroi Ditën e Komunës së Tuzit, duke theksuar se kjo është komuna më e re në Malin e Zi, me një trashëgimi të pasur të multikulturalizmit dhe multikonfesionalizmit, tregoi pjekuri në procesin e vendimmarrjes në lidhje me krijimin e një politike të përparimit...
Në Mal të Zi si rezultat i koronavirusit janë regjistruar 598 raste të reja, në Tuz 19, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi (ISHP). Pjesa e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të testuar për 30.08.2021. ishte 15.58%. Gjatë ditës së djeshme, u raportuan katër vdekje të lidhura me infeksionin SARS-CoV-2, nga:...
Të ardhurat mesatare, pa tatime dhe kontribute në muajin korrik, sipas të dhënave të Monstat-it kanë qenë 530 euro. Rroga mesatare neto në muajin korrik, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka shënuar një rritje prej 1.7%. Bruto të ardhurat mesatare në muajin korrik të këtij viti kanë qenë 791 euro. Nëse kemi parasysh...
Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar orarin e paraqitjes së kërkesave për ndihmë shtesë për fëmijët, i cili do të filloj nga 1 shtatori. Aplikimet për ndihmë shtesë për fëmijët do të zgjasin deri në fund të shtatorit. Qytetarët regjistrohen në Qendrat për Punë Sociale në vendet e banimit. Në Qendrën për Punë Sociale Podgoricë,...
Instituti për ilaçe dhe pajisje mjekësore ka regjistruar 160 ilaçe të tjera që nga 1 Marsi 2020, pra që nga shfaqja e koronavirusit në Mal të Zi, tha Mira Kontiq, ushtruese detyre e drejtoreshës së Institutit për ilaçe dhe pajisje mjekësore. Ajo deklaroi se ne kemi katër vaksina në treg në Mal të Zi, nga të cilat...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME