Kaq nxehtë, sa mund të piqni hamburger në kofanon e makinës: kështu e përshkruajne mediat amerikane valën e të nxehtit që po afrohet pjesëve të ndryshme të vendit me temperatura rekord, ndërsa 100 milionë banorë janë paralajmëruar të përgatiten për mot përvëlues. Fronti nxehtë i nisur nga jugperëndimi po lëviz drejt rajoneve qendrore, e rezultati i tij...
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha se vendi ynë, përmes një mjedisi konkurrues biznesi, me potencial të madh në fushën e turizmit, energjetikës dhe bujqësisë, ofron një sërë përfitimesh për investitorët e huaj. Gjukanoviq e tha këtë në takimin me delegacionin e Inveo Investment Holding nga Stambolli. Onur Topac, drejtori general i kompanisë, e cila...
Qeveria e Malit të Zi mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, rritjes ekonomike dhe reformës së administratës publike, si shtyllat kryesore të procesit të integrimit evropian, të bashkuar nga një dëshirë e fortë për të përshpejtuar rrugën e Malit të Zi drejt BE-së, për të cilën kemi mbështetje të fortë nga qytetarët tanë tha zëvendëskryeministrja...
Çmimet e mallrave dhe shërbimeve të konsumit, të matura me indeksin e çmimeve të konsumit, në muajin maj, krahasuar me muajin prill, janë mesatarisht mbi 0.8 për qind, sipas të dhënave të Monstat. Çmimet e konsumit në muajin maj, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, shënuan mesatarisht 11.7 për qind më shumë. “Ndikimin më...
Ministria e Arsimit planifikon që ora mësimore të zgjasë 45 minuta nga shtatori, është bërë e ditur për Portalin RTMZ nga ai departament. “Ministria e Arsimit është duke u përgatitur për vitin e ardhshëm shkollor 2022/2023, sipas planit dhe programit për orë 45-minutëshe, nëse e lejon gjendja epidemiologjike”, thonë nga Ministria e Arsimit. Gjithçka, thonë ata, varet...
Nga nesër do të fillojë pagesa e pensioneve për muajin maj 2022, njoftoi Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Malit të Zi. Pensioni mesatar për muajin maj, siç thanë ata, është 328.60 euro, ndërsa mjetet totale të nevojshme për pagesën e të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor janë 37.90 milionë euro. “Në përputhje me dispozitat...
Nga Ohri, ku u takua me presidentin maqedonas Stevo Pendarovski, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, paralajmëroi aktivitete pozitive gjatë javës së ardhshme sa i përket fillimit të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë në BE. “Bashkimi Europian është shumë i përkushtuar që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria të fillojën negociatat...
Pas konferencës së mbajtur me presidentin Volodymir Zelenksy, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim edhe me homologun e tij ukrainas Denyz Shmyhal. Rama i kërkoi kryeministrit ukrainas që të njohë Kosovën, pasi kjo e fundit e ka mbështetur vazhdimisht shtetin që aktualisht ndodhet në luftë me Rusinë. “Kemi ardhur këtu si tre vende anëtare të NATO-s...
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, kryesoi debatin e nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të OKB, UN WOMEN, OSBE, BE etj. Xhaçka theksoi se ngjarjet e fundit nëpër botë kanë ndikuar në mënyrë drastike në perspektivat për organizatat e grave,...
Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit ka filluar të mobilizohet për protestën e cila është mbajtur sot para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, protestë kjo e thirrur nga shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka propozuar që të anulojë pjesëmarrjen e tij në Forumin e Prespës...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME