Lifestyle
“Messi është në të njëjtin nivel me Maradonën” – Pochettino mbështet yllin e PSG-së për të heshtur kritikët ndaj tij
0
Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka vendosur ta mbështes yllin argjentinas, Lionel Messi, dhe t’i hesht kritikët ndaj tij, duke thënë se sulmuesi është “në të njëjtin nivel” me legjendën Diego Maradona.
Messi e forcoi statusin e tij në mesin e më të mëdhenjve të futbollit të të gjitha kohërave gjatë qëndrimit të...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në seancën e parë konstituive tha se në Qeverinë e Malit të Zi ka njerëz që nuk i kanë borxh askujt, përveç qytetarëve. Në seancën e hapur për publikun, ai i bëri thirrje Ministrisë së Financave që sa më parë të përgatisë ndryshime në buxhetin e këtij viti. Ai apeloi...
Komisioni Evropian përshëndeti formimin e qeverisë së re në Mal të Zi, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE) Ana Pisonero Hernandez. Ambasadorja e BE-së në Mal të Zi Oana Kristina Popa e përshëndeti gjithashtu formimin e qeverisë së re në Twitter. “Presim që kjo të rikthejë besimin politik dhe institucional që i duhet vendit”, theksuan Pisonero Hernandez...
Kryetarja e Parlamentit të Malit të Zi, Danijella Gjuroviq, thirri mbledhjen e 27-të të Parlamentit të Malit të Zi për seancën e dytë të Sesionit të Parë të Rregullt (Pranveror) të enjten, më 5 maj.
Gjuroviq propozoi rendin e ditës në vijim për seancën:
Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e...
Besimtarët e besimit islam kanë të drejtën e pushimit me pagesë për kremtimin e festës fetare të Fitër Bajramit për tre ditë, e hënë, 2 maj, e martë, 3 maj dhe e mërkurë, 4 maj, njoftoi Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Siç theksojnë ata, organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet e tjera...
Në Mal të Zi, në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë vdekje nga pasojat e infektimit me koronavirus, dhe janë regjistruar 89 raste të reja, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Në 24 orët e fundit, u raportua shërimi i 79 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara, si dhe numrin...
Krerë të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë e kanë uruar zgjedhjen e kryeministrit të ri të Malit të Zi, kryetar i Lëvizjes Qytetare – URA, Dritan Abazoviq. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një shkrim në rrjetet sociale ka thënë se në këtë kohë kur kontinenti evropian po sfidohet nga autokratët dhe kur vazhdimisht po sulmohen vlerat...
Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, ka realizuar një vizitë në Shqipëri, ndërkohë është takuar me kryeministrin Edi Rama. Pjesë e delegacionit amerikan ishte edhe zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në lidhje me takimin, kryeministri Rama ka shkruar në rrjetet sociale...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, përmes një shkrimi në Twitter ka njoftuar se ka biseduar me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq dhe më 13 maj do të vazhdojnë diskutimet për një zgjidhje për targat. “Më vjen mirë të njoftoj se pas...
Presidentja Vjosa Osmani është pritur gjatë ditës në takime nga lideri i shumicës parlamentare në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, senatori Chuck Schumer, kryetari i komisionit për marrëdhënie me jashtë në Senat, senatori Bon Menendez dhe kryetari i komisionit për punë të brendshme dhe çështje qeveritare në Senat, senatori Gary Peters. Gjatë takimit me senatorin...








