Në mbledhjen e sotme të Bordit Drejtues të Entit për Punësim të Malit të Zi, drejtor i këtij institucioni është emëruar Gzim Hajdinaga. Ai pak më herët ka qenë drejtor i Organizatës Turistike të Ulqinit, si dhe ministër për të drejtat e njeriut dhe pakicave dhe kryetar i Komunës së Ulqinit.
Ministri i financave Aleksandar Damjanoviq dhe guvernatori i Bankës Qendrore Radoje Zhugiq po marrin pjesë në takimin vjetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), që mbahet në Uashington. Damjanoviq dhe Zhugiq u takuan me nënkryetaren e BB-së për Evropën dhe Azinë Qendrore, Anna Bjerde, drejtorin ekzekutiv, Cohen Davidse, drejtorin e Sektorit për Evropën, Alfred...
Komisioni europian vlerëson ecurinë e Shqipërisë në rrugën e reformave që lidhen me procesin e integrimit, duke theksuar se ajo duhet të përparojë më tej se bashku me opozitën dhe shoqërinë civile. “Shqipëria ka vijuar të bëjë progres dhe ka dhënë rezultate”- kështu u shpreh komisioneri Oliver Varhelyi në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian,...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar biseda të vecanta telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic. Me Kurtin, sipas zyrës së kryeministrit, Blinken diskutoi situatën në Kosovë dhe dialogun me Serbinë, duke i mëshuar nevojës për “intensifikimit e procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohje...
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës se ka ardhur momenti që besimi në institucionet ndërkombëtare të rivihet në vend. Sipas tij, “ta kthesh një histori konflikti në një histori bashkëpunimi kërkon jo vetëm guxim mes udhëheqësve, por edhe besim të bashkëndarë tek institucionet ndërkombëtare”. Kryeministri u shpreh se “faktet kurrë...
Nga 100 euro shtesë do të marrin pensionistët e Kosovës me vendim të qeverisë. Ndihma për ta vjen në kuadër të paketës së masave që synon përballjen me inflacionin. Për këtë qëllim, ekzekutivi në Prishtinë ka parashikuar të ndajë nga buxheti i shtetit një shumë totale prej mbi 28 milionë eurosh. Kosova ka rreth 143 mijë pensionistë...
Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit të pasqyrës globale thekson se ekziston një rrezik në rritje, që ekonomia globale të bjerë në recesion vitin e ardhshëm pasi familjet dhe bizneset po përballen me vështirësi në shumicën e vendeve. Fondi parashikoi se, çmimet më të larta të energjisë dhe ushqimeve pas pushtimit rus të Ukrainës do të...
Të paktën 33 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Nepalin perëndimor. Shirat më të keq të musonit goditën provincën Karnali në veri-perëndim, ku mijëra banorë u evakuuan. Mediat lokale raportojnë se përmbytjet nisën javën e kaluar, por situata është vështirësuar akoma më shumë. Qindra shtëpi janë dëmtuar nga ortekët dhe përmbytjet, ndërsa...
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (KE) miratoi sot një rezolutë për mbështetjen e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, duke bërë thirrje për një shtysë të re në procesin e zgjerimit të BE-së dhe duke i kërkuar Ballkanit Perëndimor që të adresojë menjëherë sfidat kryesore me të cilat përballet. Thuhet se ata besojnë fuqimisht se ndihma për...
Komisioni Kushtetues i Parlamentit të Malit të Zi sot duhej të përcaktonte propozimin për zgjedhjen e katër gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, por deklarimi u shty për të enjten. Zgjedhja e gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese kërkon mbështetjen e 54 deputetëve, gjë që për momentin nuk është e sigurt se do të ndodhë, duke pasur parasysh krizën politike...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME