”DEMOKRACIA PROCES NË NDËRTIM”, EDI RAMA: SHTETET E VOGLA NUK DUHEN BRAKTISUR

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës se ka ardhur momenti që besimi në institucionet ndërkombëtare të rivihet në vend. Sipas tij, “ta kthesh një histori konflikti në një histori bashkëpunimi kërkon jo vetëm guxim mes udhëheqësve, por edhe besim të bashkëndarë tek institucionet ndërkombëtare”. Kryeministri u shpreh se “faktet kurrë nuk duhet të cenohen nga lojërat e pushtetit dhe zgjidhjet duhet ngahera t’i qëndrojnë testit të së ardhmes”. Kryeministri shtoi se Shqipëria vijon të ndërtojë marrëdhënie solide me fqinjët e saj, përfshi Serbinë, e cila jo shumë kohë më parë konsiderohej armik për vdekje, por tashmë është një partner i rëndësishëm në nismën strategjike të “Ballkanit të hapur”. Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Këshillit të Europës që të rrëzojë akuzat kundër Kosovës dhe të pranojë kërkesën e Shqipërisë.“Ju bëj thirrje që të rrëzoni akuzat kundër Kosovës. Ju bëj thirrje që të pranoni kërkesën e Shqipërisë për miratimin e një rezolute që kërkon një raport devijues lidhur me akuzat e paprovuara të turpshme të trafikimit të organeve nga anëtarët e ushtrisë heroike çlirimtare të Kosovës, krim që nuk është kryer dhe kurrë nuk duhej t’i ishte atribuar. Kjo nuk është as për hir të Kosovës, e as për hir të Shqipërisë. Është për nderin tuaj, për besueshmërinë tuaj”, u shpreh Rama. 

SHARE