BLINKEN BISEDON ME KURTIN DHE VUÇIQIN PËR NEVOJËN E INTENSIFIKIMIT TË PROCESIT TË DIALOGUT

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar biseda të vecanta telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic. Me Kurtin, sipas zyrës së kryeministrit, Blinken diskutoi situatën në Kosovë dhe dialogun me Serbinë, duke i mëshuar nevojës për “intensifikimit e procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke në qendër të saj”. Gjatë takimit që Kurti dhe Osmani patën me shefin e diplomacisë amerikane në Uashington në korrik të këtij viti, Blinken konfirmoi qëndrimin që dialogu me Serbinë të përqendrohet në njohje reciproke. Sa për bisedën me Vucicin, Kosova ka qenë temë kyce, sic konfirmohet dhe në faqen e Presidencës së Serbisë është thënë se në mesin e temave kyçe ka qenë ajo për Kosovën, prandaj është shprehur dëshira e administratës amerikane që të arrihet një zgjidhje sa më shpejt që është e mundur. Vucici deklaroi muajin që shkoi se “Serbia nuk do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës”. Megjithatë, së fundi, sipas Kurtit, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel, është krijuar një qasje e re, duke përmendur kornizën e përgjithshme të marrëveshjes.

SHARE