Rusia ua ka ndaluar hyrjen ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, atij të Brendshëm, Rashko Konjeviq, dhe ish-drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Savo Kentera. Njoftimi u bë publik nga Ministria e Jashtme e Rusisë më 14 tetor, përmes një shkrese që i dërgoi Ambasadës së Malit të Zi në Federatën Ruse. “Kjo masë...
Vezët mund të rriten me 35 cent, pra do të kushtojnë 2.25 euro nga minimumi 1.90. Se kjo është e mundur deri diku, kanë thënë për TVMZ nga Ministria e Bujqësisë pas një takimi me përfaqësuesit e Shoqatës së Fermerëve të Shpendëve. “Ne po bëjmë gjithçka për të parandaluar rritjen e çmimeve, por sigurisht kërcënohen të ardhurat...
Mali i Zi u bë vendi i 39-të që u bashkua me Organizatën Evropiane të Patentave. Nga 1 tetori i këtij viti, aplikimet për patentë evropiane do të përfshijnë emërtimin e shtetit të ri anëtar, Malit të Zi, bëhet e ditur në llogarinë në Facebook të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit. Siç thuhet nga ai dikaster...
Dhjetëra pedagogë të universiteteve publike të Shqipërisë kanë protestuar sot me kërkesën për rritje të pagave të tyre. Protesta me moton "Arsim cilësor-paga dinjitoze", është organizuar në sheshin "Nënë Tereza", pranë Akademisë së Arteve të Shqipërisë në Tiranë, ku pedagogët dhe punonjësit e tjerë të universiteteve kanë kërkuar rritje të pagave dhe realizimin e disa kërkesa të...
Idetë e diskutuara në grupin e punës për vizat në Këshillin Europian për liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës, zv/kryeministri i saj, Besnik Bislimi, i konsideron kushte të reja. “Kemi vende të cilat pa asnjë rezervë e kanë përkrahur liberalizimin e menjëhershëm të vizave për Kosovën, kemi ato shtete, të cilat për arsye të dinamikave politike...
Komisionerja e për Punë të Brendshme e bllokut evropian, Ylva Johanson, tha se nuk përjashtohet mundësia që Bashkimi Evropian të pezullojë liberalizimin e vizave për Serbinë. Kjo për shkak të rritjes së madhe të numrit të emigrantëve që shkojnë në BE përmes Serbisë. “Shpresoj se Serbia dhe partnerët e tjerë nga Ballkani Perëndimor do të bashkëpunojnë me...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbledhur ne një takim institucionet përgjegjëse për organizimin e Maratonës së Tiranës “Run for Peace” e cila mbahet ne 23 Tetor dhe ku do te garojne mbi një mijë vrapues profesionistë nga 35 shtete të ndryshme të botës. Veliaj theksoi se organizimi me sukses i edicionit të gjashtë të Maratonës do jetë një...
Komunitetet në tre shtete australiane janë urdhëruar të evakuohen pas reshjet e rrëmbyera të shiut janë pasuar nga përmbytje të mëdha. Brenda një dite të vetme, disa pjesë të vendit u përballën me reshje që shkonin sa katër herë mesatarja e tetorit.  Të paktën 500 shtëpi janë përmbytur, një person ka vdekur dhe një tjetër është zhdukur...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar për afrimin e një “dimri brutal” në Ukrainë, pasi sulmet e vazhdueshme ruse me raketa kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën civile dhe shëndetësore. Hans Kluge, drejtor për Evropën në OBSH, ka thënë përmes një deklarate më 14 tetor, se do të vazhdojë ndihma për Kievin, pasi organizata do...
Pak më shumë se 13.500 mijë shtetas rusë kanë miratuar qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Malin e Zi, ndërsa janë rreth 11.100 ukrainas mbi bazën e mbrojtjes së përkohshme ose qëndrimit të miratuar.  Këtë e tregojnë të dhënat e dorëzuara nga Ministria e Punëve të Brendshme në Portalin e TVMZ. Që nga fillimi i luftës...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME