RUSIA UA NDALON HYRJEN DISA ZYRTARËVE TË LARTË TË MALIT TË ZI

Rusia ua ka ndaluar hyrjen ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, atij të Brendshëm, Rashko Konjeviq, dhe ish-drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Savo Kentera. Njoftimi u bë publik nga Ministria e Jashtme e Rusisë më 14 tetor, përmes një shkrese që i dërgoi Ambasadës së Malit të Zi në Federatën Ruse. “Kjo masë është në përgjigje të një tjetër vendimi armiqësor të palës së Malit të Zi në shtator të këtij viti, kur shpalli ‘non grata’ diplomatë të Ambasadës ruse në Podgoricë”, u tha në njoftimin e Ministrisë së Jashtme ruse.

SHARE