MALI I ZI IU BASHKUA ORGANIZATËS EVROPIANE TË PATENTAVE

Mali i Zi u bë vendi i 39-të që u bashkua me Organizatën Evropiane të Patentave. Nga 1 tetori i këtij viti, aplikimet për patentë evropiane do të përfshijnë emërtimin e shtetit të ri anëtar, Malit të Zi, bëhet e ditur në llogarinë në Facebook të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit. Siç thuhet nga ai dikaster qeveritar, sot para selisë së asaj organizate ndërkombëtare është valuar flamuri malazez. Me këtë rast janë mbajtur një numër i madh i ngjarjeve të nivelit të lartë, në të cilat ka marrë pjesë një delegacion i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, i udhëhequr nga drejtoresha e Drejtorisë për Treg të Brendshëm dhe Konkurrencë, Jasna Vujoviq.

SHARE