Parlamenti i Malit të Zi shkarkoi ministrin e Mbrojtjes Rashko Konjeviq dhe ministrin e Jashtëm Ranko Krivokapiq me votat e 41 deputetëve. Për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk ishte shumica e nevojshme prej 54 deputetësh. Në votim nuk morën pjesë deputetët e PDS, SD, SDP dhe Partisë Liberale. Më herët, me propozim të kryetares së...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë, bëri të ditur Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Sipas tij, samiti në rajon do të konfirmojë angazhimin e shtuar të BE-së. "Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për BE-në. Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin," shkroi Michel në Twitter.
Heshtja zgjedhore në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën në Podgoricë dhe 13 komuna fillon në mesnatë dhe të drejtën e votës kanë rreth 350 mijë qytetarë. Përveç në Podgoricë, zgjedhje do të mbahen edhe në Tivar, Bijello Pole,Plevle, Rozhajë Budva, Danillvgrad, Zetë, Tivat, Plavë, Kollashin, Zhablak, Plluzhinë dhe Shavnik. Qendrat e votimit...
"Mali i Zi për herë të parë do të fitojë Ligjin për Qeverinë, i cili do të rregullojë qartë veprimet e ekzekutivit dhe do të kufizojë keqpërdorimin e pushtetit të tij”, u vlerësua në tryezën e rrumbullakët me rastin e diskutimit publik mbi Projektligjin për Qeverinë. “Projektligji që...
Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi sot duhet të votojnë për zgjedhjen e katër gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi. Komisioni Kushtetues propozoi që në këto pozita të zgjidhen Snezhana Armenko, Ilija Vukçeviq, Jadranka Novakoviq dhe Jellena Ruzhiçiq. Partia Demokratike e Socialistëve njoftoi dje se nuk do të marrë pjesë në votimin për gjyqtarët...
Pagat e punonjësve në arsim do të rriten për 15 për qind nga 1 janari 2023, me përpjekje për të vazhduar rritjen, me dinamikë të njëjtë apo të ngjashme, edhe gjatë vitit 2024 dhe 2025, njoftoi Ministria e Financave. “Duke marrë parasysh parashikimet e kontratës kolektive të degës për fushën e arsimit, pra parametrat makroekonomikë, inflacionin dhe...
Ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan të premten një marrëveshje që garanton lëvizjen e lirë të njerëzve midis vendeve dhe njohjen reciproke të diplomave universitare. Lajmi u bë i ditur nga sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu: "Studentët tani duhet të paguajnë 300 deri në...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se në javët në vijim do të zhvillohen takime me ekipet e kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, për të treguar më shumë detaje për propozimin franko-gjerman lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, propozimi franko-gjerman konsiston në atë...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka konfirmuar se BE kërkon nga autoritetet kosovare, që për 10 muaj të shtyjnë afatin për regjistrimin e automjeteve me targa serbe. Ndonëse e cilëson se vendimi i Kosovës për riregjistrimin  e targave është legjitim, sipas Stanos, është e rëndësishme që t'i jepet kohë e mjaftueshme zbatimit të këtij plani, të përgatitet...
Liderët e Bashkimit Evropian (BE) nuk arritën një marrëveshje nëse do të vendosin një kufi të çmimit për gazin natyror pas një debati që përfundoi në orët e para të ditës së sotme, por ata vendosën të kryejnë studime për të përcaktuar pasojat e mundshme të kufirit të çmimit. Në fund të ditës së parë të samitit...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME