OSMANI: INICIATIVA FRANKO-GJERMANE KA PËR QËLLIM INTENSIFIKIMIN E DIALOGUT

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se në javët në vijim do të zhvillohen takime me ekipet e kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, për të treguar më shumë detaje për propozimin franko-gjerman lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, propozimi franko-gjerman konsiston në atë që shteti i tij të lejojë që Kosova të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ka marrë asnjë propozim për marrëveshjen finale. Në një konferencë për media, Osmani ka thënë se ka iniciativa franko-gjerman ka për qëllim intensifikimin e dialogut. “Shumë çështje kanë qenë të planifikuara që të trajtohen veç e veç në marrëveshje të ndara dhe do të mund të merrnin vite të tëra. Ideja është që të gjitha ato çështje të grupohen në një dokument të vetëm dhe që në mënyrë intensive të tejkalohen dallimet”, ka thënë Osmani. Sipas saj, “qëllimi i partnerëve” të Kosovës, është që procesi të përfundojë sa më shpejt. “Asnjëherë, askush nga partnerët nuk ka kërkuuar nga Kosova që të hiqet dorë nga njohja reciproke”.

SHARE