Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, qëndroi në Prishtinë, ku me ftesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuari kryesor në darkën e organizuar me rastin e takimit ndërkombëtar “Samiti për Ballkanin Perëndimor 2022 - ndërtimi i urave për paqe, prosperitet dhe solidaritet”, nën kujdesin e "The Economist" me qendër në Londër.
Kryeminstri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq u shpreh mjaft i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve lokale të mbajtur me 23 tetor. “Jam shumë i kënaqur, bile pak më shumë se sa ishin pritshmëritë e mia paraprake. Mendoj se Mali i Zi në përgjithësi po shkon në drejtimin e duhur dhe se skena politike është...
Bordi kryesor i Sindikatës së Arsimit të Malit të Zi në seancën e sotme nuk e ka pranuar propozimin e Ministrisë së Financave dhe Arsimit që nga 1 janari i vitit të ardhshëm pagat e arsimtarëve të rriten për 15% dhe të ketë rritje të reja në 2024 dhe 2025. Sindikata nuk heq dorë nga kërkesa për...
Mali i Zi do të mbështesë edhe Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes së Ukrainës, tha kryetarja e Parlamentit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, dhe shprehu gatishmërinë e vendit tonë që, në përputhje me mundësitë modeste, të vazhdojë të ofrojë ndihmë financiare dhe materiale për Ukrainën. Këtë ajo e ka thënë në Zagreb, ku po merr pjesë në...
Çmimi i energjisë elektrike për familjet në Mal të Zi në gjysmën e parë të këtij viti ishte mesatarisht 9,7 cent për kilovat orë (kWh) për diapazonin e konsumit vjetor nga pesë mijë deri në 15 mijë kWh, njoftoi Monstat. Sipas të dhënave të Eurostat-it, kilovatin më të shtrenjtë në rajon e kanë paguar qytetarët e Malit...
Zyra përfaqësuese e UNICEF-it në Mal të Zi u bëri thirrje autoriteteve kombëtare dhe lokale që të ofrojnë shërbime cilësore mbështetëse për fëmijët dhe familjet e tyre dhe shërbime në fushën e shëndetit mendor, në mënyrë që të parandalohen vetëvrasjet. Nga kjo organizatë, duke pasur parasysh vetëvrasjet dhe tentativat për vetëvrasje të fëmijëve kohëve të fundit, ata...
Afati i parë i klasifikimit për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të përfundojë të premten, ndërsa ai i radhës do të fillojë më 2 nëntor, njoftoi Ministria e Arsimit. Nga ai dikaster qeveritar thanë se në kalendarin shkollor parashikohet pushim dyditor në mësim pas tremujorit të parë. Viti shkollor në Mal të...
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të afatit për regjistrimin e targave ilegale “KM”, “PZ”, “PR”, e të tjera që qarkullojnë në komunat veriore me shumicë serbe në ato legale “RKS”.  Në një deklaratë pas fjalës së tij në Samitin e Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Prishtinë, Kurti tha se afati...
Sa më shumë afrohet afati i 31 tetorit, aq më shumë shtohet shqetësimi i ndërkombëtarëve nga një përshkallëzim i ri i situatës në Kosovë. Së fundi, në cështjen e targave është përfshirë dhe vetë sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që ta zgjidhin këtë ngërc në mënyrë paqësore. E përditshmja...
Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës zyrtare në Izrael, mori pjesë në një mbrëmje gala, në Natën e Nderit, në emër të shqiptarëve. Në fjalën e tij, kryeministri theksoi miqësinë e pandërprerë mes dy vendeve, teksa Shqipëria strehoi shtetasit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Është fakt që Shqipëria është mike e komunitetit hebraik në kohën e tyre...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME