Presidenti i Turqisë, Rexhep Tap Erdogan, gjatë fjalës së tij në një konferencë të përbashkët me homologun serb Aleksandër Vuçiç u shpreh i gatshëm që të ndërmjetësojë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas mediave serbe, Erdogan ka përshëndetur dhe arritjen e marrëveshjes mes dy palëve përsa i takon letërnjoftimeve ku shprehu kënaqësinë që është arritur një...
Komisioni Evropian do të propozojë një kufi çmimi për gazin rus. Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. “Ne do të propozojmë një kufi çmimi për gazin rus. Sigurisht, objektivi është këtu shumë i qartë. Të gjithë e dimë se sanksionet janë thellësisht të dëmshme në ekonominë ruse me një...
Pjesë të Pakistanit po duken si “det” tha kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, gjatë vizitës që i bëri më 7 shtator disa prej pjesëve të goditura nga vërshimet. Vërshimet në Pakistan kanë mbuluar me ujë pothuajse një të tretën e këtij shteti, teksa numri i viktimave ka arritur në 1.343. Nga vërshimet janë prekur 33 milionë njerëz...
Sot, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Komunës, nënkryetarët, administratën e Komunës së Tuzit, si dhe në prani të shumë qytetarëve, bëri inaugurimin e rrugës Delaj-Korit. Komuna për përfundimin e këtij aksi rrugor me vlerë 750 mijë euro dhe gjatësi 9km, ka ndarë nga buxheti vjetor mbi 500 mijë...
Lajme
ABAZOVIQ: PËRGATITNI NJË PROPOZIM PËR MASAT E KURSIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE SA MË SHPEJT TË JETË E MUNDUR
Ministria e Investimeve Kapitale duhet të përgatisë sa më parë propozimin për masat e kursimit të energjisë, ka paralajmëruar kryeministri në mandatin teknik, Dritan Abazoviq. “Nuk po flas këtu për personat privatë dhe amvisëritë, por të paktën ajo që është në domenin publik, që është shfrytëzimi i sektorit publik përmes ndriçimit publik dhe ajo që përdoret nga...
Marrëveshja jonë parasheh që të gjitha vendet të rivendosen dhe fillimisht të zgjidhet kryesia e re parlamentare nga shumica parlamentare, e më pas të vijojë zgjedhja e qeverisë së re, tha një nga liderët e FD, Andrija Mandiq. Ai këtë e tha pas takimit të përfaqësuesve të shumicës parlamentare nga zgjedhjet e vitit 2020, që u mbajt...
U.d. i Drejtorit i Fondit PIO, Ranko Aligrudiq, tha se pensionistët me pensione më të ulëta do ta marrin diferencën me pensionin e shtatorit dhe do të paguhet më 20 tetor dhe do të jetë 450 euro. Këtë e ka thënë në emisionin “Link” dhe ka deklaruar se nga 1 shtatori pensioni më i ulët do të...
Më 20 shtator është caktuar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën në rend dite do të jetë propozimi për zgjedhjen e katër anëtarëve të Këshillit Gjyqësor nga radhët e avokatëve të dalluar. Kryetarja e Kuvendit Danijela Gjuroviq e caktoi seancën me kërkesë të 39 deputetëve. Seanca do të fillojë në orën...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi për një marrëveshje me Bosnjë e Hercegovinën, që do t’i lejojë qytetarët e këtij shteti të udhëtojnë për në Turqi vetëm me letërnjoftime dhe anasjelltas. Gjatë vizitës në Sarajevë të martën, më 6 shtator, ai njoftoi se një marrëveshje e ngjashme do të nënshkruhet edhe me Serbinë. “Ne po punojmë...
VMRO-DPMNE-ja nis procedurën për referendumin obligues për shfuqizimin e Traktatit të Miqësisë me Bullgarinë. Komiteti Ekzekutiv i partisë opozitare maqedonase mbrëmë miratoi vendimin që të nis grumbullimi i 100 nënshkrimeve për nismën qytetare, që më pas do të dorëzohet në Kuvend. Pyetja e miratuar e referendumit do të jetë: “A jeni për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit...







