Presidenti Millo Gjukanoviq nuk ka mundësi ligjore të shpërndajë Parlamentin e Malit të Zi, tha kryeministri në mandat teknik Dritan Abazoviq. Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi nesër duhet të diskutojnë propozimin e presidentit të vendit, Millo Gjukanoviq për shkurtimin e mandatit të Kuvendit. “Gjukanoviq ka shfrytëzuar mundësinë ligjore që i ka dhënë Kushtetuta për t'i...
Me rastin e 100 ditëve të ardhjes si kryetar i Komunës së Ulqinit dhe punës së administratës lokale në përbërjen e re, në konferencën e sotme për media, Omer Bajraktari ka përmbledhur rezultatet e arritura në periudhën paraprake. Kryetari Bajraktari, duke analizuar punën e tij në periudhën e kaluar, u tha gazetarëve se qeverisja e re komunale në këtë...
Lajme
DISA PERSONA U ARRESTUAN NË PODGORICË TË DYSHUAR SE PUNONIN PËR SHËRBIMIN E INTELIGJENCËS RUSE
Disa shtetas malazezë janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Podgoricë nën dyshimin se punonin për shërbimin inteligjent rus, mëson “Vijesti” nga disa burime.Sipas informacioneve të “Vijesti”, aksioni është udhëhequr nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB), në juridiksionin e së cilës është kjo vepër penale, dhe është kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit. Sipas një burimi,...
Paga mesatare bruto në gusht 2022 në Mal të Zi ishte 886 euro, ndërsa paga mesatare pa taksa dhe kontribute (neto) ishte 718 euro, njoftoi Monstat. “Paga mesatare (neto) në gusht 2022 krahasuar me korrikun 2022 shënoi rritje prej 0.6%, ndërsa paga mesatare (neto) në gusht 2022 krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë...
Mes Shqipërisë dhe Operatorit "Satellogic USA Inc" është nënshkruar një kontratë e shërbimit satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të vendit. Ceremonia e nënshkrimit të kontratës është mbajtur në selinë e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë me pjesëmarrjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe përfaqësuesve të institucioneve...
Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, ka thënë të enjten se ka pritje të larta që brenda mandatit gjashtëmujor të Presidencës çeke, do të finalizohet procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Presidenca çeke e përfundon mandatin në krye të Bashkimit Evropian më 31 dhjetor të këtij viti. “Është një proces që përbëhet nga çështjet...
Uragani Ian ka lënë pa energji elektrike më shumë se dy milionë konsumatorë në Florida të Shteteve të Bashkuara. Zyrtarët kanë paralajmëruar se problemet me rrymë mund të shkaktohen për shkak të dëmtimit të linjave elektrike, nga stuhitë dhe erërat e forta. Ian, uragan që ka arritur pikun ditë më parë – në kategorinë e katërt -...
Dëmtimi është aq i madh ne tubacionet e Nord Stream 1 dhe 2, sa Gjermania druhet se dy linjat e prekura nga shpërthime të dyshimta në Detin Baltik, mund të mos funksionojnë më kurrë. Rreth gjysma e gazit ka shkuar dëm deri tani e deri në fund të javës, mund të mos mbetet më asgjë. Pretendimet kryesore...
Me një ceremoni publike, Vladimir Putin shpall nesër aneksimin zyrtar të katër rajoneve ukrainase: Luhanskut e Donjeckut në lindje, e Zapozhias dhe Khersonit në jug. Referendumet pesë ditore, sipas zyrtarëve rusë, kanë siguruar mbështetjen thuajse totale të popullatës atje për bashkimin me Rusinë. Në sheshin e kuq të Moskës, podium po bëhet gati për fjalimin kyc që...
Kuvendi i Malit të Zi në një seancë të jashtëzakonshme është duke diskutuar për ribalancimin e buxhetit për këtë vit dhe propozimin për huamarrje. Ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq tha se pret që Kuvendi të miratojë ribalancimin e buxhetit. Ai po ashtu tha se pavarësisht vendimit të Kuvendit, do të bëjë gjithçka që pagat, pensionet dhe përfitimet...








