PAGA MESATARE NË GUSHT 718 EURO

Paga mesatare bruto në gusht 2022 në Mal të Zi ishte 886 euro, ndërsa paga mesatare pa taksa dhe kontribute (neto) ishte 718 euro, njoftoi Monstat. “Paga mesatare (neto) në gusht 2022 krahasuar me korrikun 2022 shënoi rritje prej 0.6%, ndërsa paga mesatare (neto) në gusht 2022 krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë shënoi rritje prej 35%”, njoftoi Monstat. .Nëse merret parasysh se çmimet e konsumit në gusht 2022 krahasuar me korrikun 2022 shënuan një rritje prej 0.2%, rezulton se fitimet reale për të njëjtën periudhë shënuan një rritje prej 0.4%, sipas Monstat.

SHARE