Për të katërten herë në Shavnik votimi është ndërprerë rreth orës 18:00 dhe janë anuluar zgjedhjet në dy vendvotime, në sallën e Kuvendit Komunal dhe në fshatin Krushevicë. Kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Shavnik, Dushan Radanoviq, tha se deri në orën 18:00 nuk ka pasur parregullsi. Ai tha se në ora 18:00 janë njoftuar nga...
Pagesa e përfitimeve të fëmijëve duhet të fillojë brenda disa ditësh. Posta e Malit të Zi pret pagesën e parave për këto qëllime nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe siç tha drejtoresha e qendrave rajonale të Postës së Malit të Zi Lidija Peroviq, është siguruar një numër i mjaftueshëm postierësh për shpërndarjen e parave në...
Mali i Zi duhet të ofrojë arsim cilësor për të gjithë fëmijët, pasi ky është çelësi për uljen e varfërisë në vend, tha kreu i zyrës përfaqësuese të UNICEF-it në Mal të Zi, Juan Santander. Në prezantimin e analizës gjithëpërfshirëse të sektorit të arsimit në Mal të Zi, ai tha se UNICEF ka më shumë se shtatë...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të hënën se u ka bërë një propozim Kosovës dhe Serbisë për tejkalimin e situatës në veriun e Kosovës, ku nuk ka më punonjës serbë në institucionet vendase, të cilët u tërhoqën në shenjë kundërshtimi të zbatimit të vendimit të qeverisë në Prishtinë për konvertimin e...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me përfaqësues të subjekteve politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, pasi kryetarët e këtyre komunave me shumicë të banorëve serbë dhanë dorëheqje më 5 nëntor.  Presidentja Osmani tha se ajo është e obliguar me Kushtetutë të Kosovës...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksuan bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve në shumë fusha, veçanërisht në përballimin e krizës energjetike.  Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha se dy kryeministrat kanë vullnet të madh për bashkëpunim në të gjitha sfidat dhe se janë bashkë në rrugëtimin evropian....
Numri i emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez për të mbërritur në Britani të Madhe ka arritur deri më tash këtë vit në më shumë se 40.000, tha Ministria britanike e Mbrojtjes. Sipas shifrave të saj, 972 njerëz, me 22 varka, kanë kaluar kanalin vetëm të shtunën, duke çuar totalin në 40.885. Ministria e Mbrojtjes tha se shifra...
Perspektiva ekonomike globale është edhe më e zymtë se sa ishte parashikuar muajin e kaluar, thotë në një raport të fundit Fondi Monetar Ndërkombëtar. Shkaqet kryesore për këtë, janë inflacioni në rritje dhe pasiguria ushqimore, e shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Muajin e kaluar, FMN-ja uli parashikimin e saj për rritjen ekomomike në vitin 2023...
Të paktën 6 persona humbën jetën dhe 81 të tjerë u plagosën pas një shpërthimi në qendër të Stambollit, në zonën e Sheshit Taksim. Ngjarja shokuese u cilësua menjëherë si sulm terrorist nga autoritet që kanë arrestuar 22 të dyshuar për ngjarjen, mes tyre edhe një grua që mendohet se hodhi bombën. Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu akuzoi...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vizitoi të hënën qytetin e Hersonit, i cili javën e kaluar u çlirua nga pushtimi rus. Ai foli me ushtarët e mbledhur në qytet dhe tha se Ukraina “është duke ecur përpara”. Humbja e Hersonit u cilësua si zmbrapsje e madhe për Rusinë. Ushtria ruse mori kontrollin e tij shumë shpejt pasi...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME