Ryanair do të pezullojë më 29 tetor fluturimet ndërmjet Zagrebit dhe Podgoricës, si dhe dy linja të tjera nga kryeqyteti ynë, për shkak të rritjes së taksave të aeroportit, thuhet në faqen zyrtare të linjës ajrore.
Siç kanë thënë, nga 29 tetori do të anulohen shërbimet nga Podgorica drejt Zagrebit, Barcelonës dhe Mançesterit....
Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg shprehu shpresën se Serbia do të angazhohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja në përpjekje për të ulur tensionet në veri të Kosovës.
Deklarata e sekretarit të përgjithshëm Stoltenberg erdhi pas takimit të tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në selinë e NATO-s në Bruksel.
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq zhvilluan të mërkurën takime me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, por nuk pati takim mes tyre.
Sipas Bislimit pala e Kosovës ka qenë e interesuar në një takim mes tre zyrtarëve, por vendimi për takime të ndarë është...
Studentë të degës së mjekësisë kanë protestuar përsëri kundër nismës së Qeverisë së Shqipërisë për punësimin e tyre në vend për disa vite, si kusht i marrjes së diplomës.
Dhjetëra studentë kanë protestuar para selisë së sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku sot po mbahet seanca parlamentare, në të cilën...
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe stuhive në Kroaci, Slloveni, Bosnjë e Hercegovinë (BeH) dhe Serbi humbën jetën 5 persona.
Në vendet e Ballkanit Perëndimor pas valës së të nxehtit të përjetuar ditët e fundit filluan shirat e dendur dhe stuhitë ku u mbyllën aeroportet për transport, pati ndërprerje të...
Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh se marëveshja e grurit do të rinovohet vetëm nëse perëndimi do të heqë sanksionet e vendosura Rusisë.
“Vazhdimi i marrëveshjes së grurit ka humbur çdo kuptim. Prandaj ne kundërshtuam vazhdimin e mëtejshëm. Në vend që të ndihmonte vendet në nevojë reale, Perëndimi përdori marrëveshjen e grurit për...
Alarmi i kuq për nxehtësinë ekstreme është në fuqi në shumicën e qyteteve kryesore të Italisë, ndërsa vala e të nxehtit po intensifikohet në Evropë.
Temperaturat pritet të arrijnë kulmin të mërkurën, me 23 qytete të cilat kanë shpallur gatishmëri të lartë – nga Trieste në veri-lindje deri në Messina në jug-perëndim, shkruan...
Të shtënat me armë zjarri kanë lënë të vdekur dy persona në qendër të Auckland, Zelanda e Re, disa orë përpara se qyteti të hapë Kupën e Botës të futbollit për femra.
Gjashtë persona të tjerë, duke përfshirë oficerë policie, u plagosën dhe personi i armatosur gjithashtu vdiq pas incidentit.
Fryrja e stomakut është diçka që ndodh herë pas here dhe faji është kryesisht i ushqimeve.
Ushqime të caktuara shkaktojnë gazra dhe akumulim të lëngjeve gjë që e bëjnë stomakun të duket i fryrë dhe më i madh.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për zgjidhjet më të mira...
Stina e verës shoqërohet me një qëndrim më të gjatë në diell, pranë detit ose pishinës.
Moti i nxehtë dhe aktiviteti fizik kanë një efekt dehidratues për organizmin.
Nëse nuk tregoheni të kujdesshëm, organizmi do të vuajë pasojat e dehidratimit.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni...




