EEMZ: KONSUMI MESATAR I DHJETORIT 38,48 EURO

Fatura mesatare e dhjetorit për energji elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi (nëse përjashtohen vendet matëse të palexuara në objektet të cilët nuk janë vazhdimisht të banuara) ishte 38,5 euro. Sipas tyre, familjet konsumuan 124,084,498 kWh (kilovat orë) energji elektrike në dhjetor 2020, që është 20 përqind më shumë se konsumi i realizuar në nëntor 2020, ose një përqind më shumë se konsumi i realizuar gjatë dhjetorit 2019. Amvisëritë në Ulqin shënojnë konsum pak më të ulët, 35,64 euro, gjersa numri i paguesve të rregullt ishte 6.001. Ky numër është për 338 pagues më i ulët se në muajin e njëjtë të vitit 2019.

SHARE