LEJOHET TRAFIKU NDËRQYTETAS GJATË FUNDJAVAVE DHE HYRJA NË MAL TË ZI PA TEST

Ministrja e Shëndetësisë, Jellena Boroviniq Bojoviq, tha se nga fundjava e ardhshme, trafiku ndërqytetas do të lejohet, dhe nga nesër, hyrja në Mal të Zi do të lejohet pa test. Ministrja e Shëndetësisë falënderoi të gjithë qytetarët të cilët, siç thotë ajo, respektuan masat e Ministrisë së Shëndetësisë. Situata e sotme është më e mirë, dhe parametri i parë dhe themelor është se në këtë kohë ka 57.3% kapacitet të shfrytëzimit të pacientëve me Covid, i cili më parë arrinte në 67%. “Një masë tjetër e rëndësishme është hyrja në Malin e Zi pa test të detyrueshëm,” tha ajo. Masa e tretë i referohet organizimit të ndaluar të natës së Vitit të Ri më 13 janar, si brenda ashtu edhe jashtë. “Objektet hotelierike, do të vazhdojnë të punojnë deri në orën 20, muzika live nuk lejohet. Ndalohet pjesëmarrja e muzikantëve, ahengjet janë të ndaluara,” deklaroi ajo. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galliq, tha se nuk kishte rritje të numrit të të sapo infektuarve në nivelin shtetëror, por se kishte një transmetim të gjerë lokal të virusit. Galliq shtoi se epidemia është stabilizuar, falë qytetarëve që u janë përmbajtur masave.

SHARE