BUJQIT E MALËSISË, PRESIN NGA MINISTRI I RI QË TI MBROJË PRODHUESIT VENDAS

Bujqit nga Malësia presin që Ministria e re e Bujqësisë të mbrojë prodhuesit vendas duke e ndaluar dhe kontrolluar importin  e produkteve të prodhuara në vendin tonë, por gjithashtu të marrin subvencione dhe kredi të caktuara për prodhimet pranverore. Ata ftojnë Ministrin e Bujqësisë, Aleksandar Stijoviq, të vizitojë zonat bujqësore në mënyrë që ta informojnë atë mbi problemet. Zhelko Milliq, një prodhues nga Nënhelmi, thotë se kriza e shkaktuar nga epidemia ka lënë pasoja serioze në turizëm dhe bujqësi, të cilat janë të lidhura. „Ne kurrë nuk do të mund të futeshim në një situatë krize nëse kompanitë nuk do të importonin nga jashtë,“ thekon Milliq. Milliq tregon se Ministria duhet t’i kushtojë vëmendje importeve të panevojshme, por mbi të gjitha që ministri duhet të takohet me fermerët nga Malësia. Fermeri dhe vreshtari nga Sukruqi, Zef Dedvukaj beson se me ndryshimin e autoriteteve bujqësore, gjërat do të jenë më mirë. Ai konsideron se prodhuesit bujqësor duhet të kenë më shumë subvencione, që importi të ndalohet gjatë sezonit në mënyrë që tregu të mos mbipopullohet, në mënyrë që ata të detyrohen të ulin çmimet. „Ne llogarisim që ministri i ri do t’u japë përparësi prodhuesve vendas dhe prodhimet që do të mungojë të importohen,“ tha Dedvukaj.

SHARE